www.ofertapune.net Shpërndarës Barnash | PunaIme

Shpërndarës Barnash

Kompania

Deltapharma Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-06-2022

Data e perfundimit

29-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Shoqëria Delta Pharma – KS

Shpall konkursin e punës për: Shpërndarës Barnash, me detyrat si vijon:

  • Njeh vendndodhjen e të gjitha barnatoreve dhe bashkëpunëtorëve të shoqërisë si dhe oraret e tyre të funksionimit.
  • Mban automjetin në gjendje pune, të pastër, të rregullt dhe sipas standardeve të diktuara nga rregullat e përputhshmërisë. Njofton menjëherë menaxherin për çdo avari që i shfaqet gjatë transportit.
  • Realizon shpërndarjen e barnave në përputhje me të gjitha kërkesat e standardit të cilësisë.
  • Sqaron përfaqësuesin e barnatores në lidhje me porosinë, i kërkon nënshkrimin e faturës.
  • Tërheq pagesat ‘cash’ nga barnatorja për tu dorëzuar pranë arkës së shoqërisë.
  • Tërheq barnat e kthyera nga farmacia sipas udhëzimit të Menaxherit të Shpërndarjes / Transportit.
  • Përcjell të gjitha kërkesat e farmacive tek farmacistët në magazinë.

Kualifikimet:

  • Edukim i lartë, të paktën në nivelin Bachelor.
  • Rrjedhshmëri në të shkruar dhe në të folur në Shqip.
  • Të paktën 2 vjet përvojë të ngjashme.
  • Të ketë Patent Shofer

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të përcjellin një CV në adresën:  

[email protected]