www.ofertapune.net Shoferë për delivery | PunaIme

Shoferë për delivery

Kompania

KFC

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjilan , Pejë , Prizren

Data e publikimit

28/07/2020

Data e perfundimit

07-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Vozitës

KFC Kosova po kërkon
Shoferë për delivery
VENDI: PEJË, GJILAN DHE PRIZREN

Brendi KFC është i pari kur bëhet fjalë për shërbim të pulës. Duke qenë njëri nga zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit në botë, sot janë më shumë se 21,000 restaurante në 135 vende të botës. KFC në Kosovë filloi të operojë në Gusht të vitit 2016. Tani ka 12 restaurante në territorin e Kosovës

KFC Kosova është një vend i mrekullueshëm për të punuar, me një ambient pune argëtues dhe motivues, me mundësi zhvillimi dhe avancim për gjithë ata që duan të kenë një karrierë të bujshme. Sot, kemi punësuar rreth 300 individë, me karrierë të ndritshme në 12 restaurantet tona nëpër Kosovë dhe më shumë se 20 në zyrën tonë qendrore, të cilët dinë si të jenë më të mirët, dinë të krijojnë ndryshimin, si dhe më e rëndësishmja dinë si të bëjnë qejf.

Jemi duke kërkuar Shoferë entuziast për Delivery të cilët do të bëjë transportin e ushqimit deri tek klientët e KFC-së në mënyrë të sigurt dhe në kohë. Shoferët do të pranojnë dhe dërgojnë porositë duke i’u përmbajtur rrugëve të caktuara dhe orareve kohore. Personat preferohet të kenë vullnet të punojnë si pjesë e ekipit të Delivery në mënyrë që të sigurohen që porositë të jenë të kompletuar, të paketuara në mënyrë korrekte dhe të dorëzohen me siguri tek klienti.

Për të qenë i suksesshëm si Shofer i Delivery, duhet të jeni të sjellshëm dhe të shpejtë për t’u siguruar klientëve tanë një përvojë të shkëlqyeshme. Ju duhet të jeni të sigurt për dërgimin e porosive, të përkushtuar për sigurinë në punë dhe kënaqësisë së klientëve.

Përgjegjësitë:

  • Dërgimi i porosive në mënyrë efikase dhe profesionale duke shpërndarë ato tek klientët.
  • Rishikimi i porosive para dhe pas dorëzimit për të siguruar që porositë janë të plota, faturat janë të sakta, dhe konsumatori është i kënaqur.
  • Pranimi i pagesave për porositë e dorëzuara.
  • Sigurimi i një shërbimi të shkëlqyer për klientët, përgjigje në pyetjet dhe trajtimi i ankesave nga klientët.
  • Respektimi i rrugëve të caktuara dhe ndjekja e orareve kohore.
  • Respektimi i të gjitha ligjeve të transportit.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë ushqimore dhe praktikave të KFC-së

KUALIFIKIMET:

  • Diploma e shkollës së mesme.
  • Të posedojë patent shofer valid të kategorisë B
  • Të kaluar të pastërt të vozitjes (raport për dënimet e mëparshme)
  • Peferohet të ketë të paktën 1 vit përvojë pune paraprake në pozicione të ngjashme;
  • Gatishmëria për t’u përmbajtur rrugëve të caktuara, orareve, procedurave të sigurisë dhe ligjeve të transportit.
  • Të ketë aftësi të mira të kalkulimit dhe menaxhimit të parasë
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe afate të shkurta kohore
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe shërbimit ndaj klientit.
  • Vemendje ne detaje, aftësi komunikuese dhe sjellje të mirë

Dërgoni në email [email protected], CV dhe çdo dokument tjetër relavant për pozitën në fjalë me subject “Shofer KFC” deri më 07.08.2020. Ne aplikim ju lutem te cekni Vendin – Peje, Gjilan ose Prizren.