www.ofertapune.net Shofer (Kategoria C) | PunaIme

Shofer (Kategoria C)

Kompania

AB Bajrami sh.p.k

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-03-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PUNE 

AB Bajrami Sh.p.k  hap konkurs për pozitën : “Shofer të kategorisë “C”.

Detyrat dhe Përgjegjësitë: 

  • Ngarkohet me mallin prej depos kryesore deri në vendin e punës ku janë ekipet e punës të suvatimit dhe punëve tjera ndërtimore 
  • Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallit nga automjeti në depo dhe anasjelltas , kontrollon që malli nuk është dëmtuar, informon me kohë në rast të ndonjë parregullsie 
  • Mban përgjegjësi për mbajtjen me rregull të automjetit të besuar në punë, i cili është pronë e ndërmarrjes dhe kujdeset për pastërtinë e tij 
  • I merr instruksionet rreth punëve nga depoisti kryesor – menaxheri i depos, si dhe ka përgjegjësi të njëjta për sjelljet në punë dhe rreth punëve që duhet kryer, ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat e duhura sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate. 
  • Punonjësi është i detyruar të kryej edhe punë tjera, për të cilat punë ka përgatitje përkatëse profesionale apo aftësi të fituara në punë dhe në bazë të përvojës së punës të gjertanishme për të cilat e urdhëron Punëdhënësi ose punëtori i autorizuar nga ana e Punëdhënësit. 

Kushtet e kërkuara: 

  • Patent shofer valid të kategorisë “C” 
  • Diplomë të shkollës së mesme 
  • Raport të dënimeve të mëparshme në vozitje 
  • Fleksibil në orare të caktuara 

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në e-mailin [email protected] ose të kontaktojnë në numrin +38348515252