Shofer – Kategoria C (3), Punëtor në Depo
Data e publikimit
30-03-2023
Data e perfundimit
02-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :
KONKURS PUNE
Pozitat:
SHOFER – Kategoria C (3)
PUNËTOR NË DEPO (1)
Lokacioni: DLS Xërxë
SHOFER
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
- Fletëngarkesa e mallit.
- Liferimi i mallit në pikat e paracaktuara.
- Vozitja e mjetit motorrik të ndërmarrjes si dhe përgjegjësia për mjetin motorrik kur e drejton atë.
- Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorrik të cilin e drejton.
- Përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht.
- Në bazë të porosisë, dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar, dhe mallin e dorëzuar te klienti.
- Dorëzimi i të hollave në baza ditore së bashku me faturën për mallin e shitur.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.
PUNËTOR NË DEPO
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
- Ndihmon shoferin me të cilin është caktuar në kryerjen e detyrave të tij ditore.
- Bënë ngarkimin dhe transportimin e mallrave nëpër pikat e kontraktuara.
- Ndihmon shoferin për të dërguar porositë e produkteve në pikën e caktuar.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
- Patent shofer kategoria C (për Shofer).
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
PROCEDURA PËR APLIKIM:
Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojn kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në së bashku me foto përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejm të rekrutimit.
Apliko këtu