www.ofertapune.net Shitëse | PunaIme

Shitëse

Kompania

Buka Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09/05/2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

BUKA ka arrite që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet kompania me emër sinonim e cilësisë së lartë të bukës në Kosovë dhe ka arrit që t’u siguroje qytetarëve të Kosovës produktet me standarde të larta. Buka ofron produktet e shëndetshme dhe me përmbajte të pasur të thekrës dhe grurit, e kombinuar me tërshëre, fara liri, senduiҫe të llojeve të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Buka Coffee Shop ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Shitëse

Lokacioni: Buka Coffee Shop – Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Zbaton aktiviteteve të përgjithshme të shitjes së produkteve në dyqanet e Buka Coffee Shop
  • Është përgjegjës/e për saldon, raportimin dhe barazimin e arkës
  • Përgatit, organizon dhe vendos produktet nëpër rafte
  • Përkujdeset që të jenë të vendosura të gjitha çmimet e artikujve në rafte
  • Kujdesit për shërbim të klientëve
  • Si dhe zhvillon detyra tjera të natyrës së punës

Kualifikimet Profesionale

  • Diplomë e Shkollës së Mesme
  • Eksperience pune në shitje për të paktën 1 vit
  • I/e motivuar dhe ambicioz/e
  • Aftësi të theksuara organizative, komunikuese dhe ndër-personale
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferuar

Të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes butonit më poshtë ose përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të në këtë adresë: [email protected]

Konkursi qëndron i hapur prej datës 09 Maj, 2023 deri më 09 Qershor, 2023.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.