www.ofertapune.net Shitës (Teknologji) | PunaIme

Shitës (Teknologji)

Kompania

StaffiX

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-09-2023

Data e perfundimit

02-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

POZITA:                 Shitës (Teknologji)

REFERENCA:         SX-016/1-23

QYTETI:                Prishtinë

PAGA:                   500 €

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e IT-së dhe Sistemeve të Sigurisë, jemi në kërkim të kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Shitës.          

PËRGJEGJËSITË:

  • Të shoqërojë klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantoj produktet, të realizoj shitjen, të merret me përcjelljen e inkasimit të pagesës
  • Sipas nevojës së kompanisë ose klientëve, të bëj prezantimin dhe shitjen e produkteve në teren
  • Të këshilloj klientët për produktet dhe trendet e fundit të industrisë së teknologjisë informative dhe të sistemeve të sigurisë
  • Të jetë tip energjik dhe i afërt me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjitha tipet e njerëzve
  • Të komunikojë me bashkëpunëtorët ekzistues dhe potencial për të kontribuar me propozime për zhvillimin e shitjes, të dërgojë porositë duke ju referuar listës së çmimeve
  • Të bëjë kontrollimin e stokut në pikat tjera dhe të krijoj listat për porositë e klientëve
  • Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor
  • Minimum 1 vite përvojë pune në shitje apo shërbimin ndaj klientëve
  • Preferohet përvojë punë në industrinë e IT-së apo Sistemeve të Sigurisë
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office
  • Të ketë vetë-iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit

OFERTA:

  • Paga fillestare 500 Euro neto
  • Orari i punës prej 08:00 deri 16:00, nga e Hëna deri të Shtunën
  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal duke ndjekur trajnime profesionale
  • Mundësi për të punuar në një kompani me ekip profesional dhe kreativ

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 24.09.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.