www.ofertapune.net Shitës në Dyqan (3), Shitës Online (2) | PunaIme

Shitës në Dyqan (3), Shitës Online (2)

Kompania

Pink Pro

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

27-01-2025

Data e perfundimit

15-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Shitës/e në dyqan dhe online

Pozitat: Shitës në Dyqan (x3) dhe Shitës Online (x2)

Lokacioni: Fushë Kosovë

Orari i punës: 9 orë

Detyrat dhe përgjegjesitë e shitësve në dyqan:

  • Pritja e klientëve me profesionalizëm dhe buzëqeshje
  • Kuptimi i nevojave të klientëve dhe sigurimi i këshillave për zgjedhjen e produkteve më të përshtatshme
  • Sigurimi që çdo klient të largohet i kënaqur dhe me një përvojë pozitive nga dyqani
  • Prezantimi i karakteristikave dhe përfitimeve të produkteve në mënyrë të qartë dhe bindëse
  • Informimi i klientëve për ofertat speciale, zbritjet dhe produktet e reja
  • Organizimi dhe rregullimi i produkteve në rafte për të siguruar paraqitjen vizuale tërheqëse
  • Kontrollimi i inventarit dhe raportimi për mungesa ose teprica
  • Kujdesi për mallrat në dyqan, duke shmangur dëmtimet dhe humbjet

Detyrat dhe përgjegjesitë e shitësve online:

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i shitjeve përmes platformave online
  • Komunikimi profesional dhe i shpejtë me klientët përmes rrjeteve sociale, email-it dhe platformave tjera digjitale
  • Përgjigjja e shpejtë dhe profesionale ndaj pyetjeve dhe kërkesave të klientëve përmes mesazheve, email-eve, apo telefonit
  • Këshillimi i klientëve në bazë të nevojave të tyre dhe sigurimi i informacionit të detajuar për produktet
  • Zgjidhja e problemeve të klientëve, si ndihma për porosi të papërfunduara ose zgjidhja e ankesave
  • Verifikimi dhe përpunimi i porosive të klientëve brenda afateve të caktuara
  • Koordinimi me departamentet e tjera për përgatitjen dhe dërgimin e porosive
  • Monitorimi i statusit të dërgesave dhe njoftimi i klientëve për përditësimet
  • Ofrimi i shërbimit të personalizuar dhe të kënaqshëm për klientët
  • Sigurimi që çdo blerje online të jetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e sigurt
  • Ndjekja e feedback-ut të klientëve për të përmirësuar shërbimin dhe platformat online

Kriteret e nevojshme për punë:

  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive dhe miqësore me klientët dhe kolegët
  • Qasje pozitive dhe profesionale në shërbimin ndaj klientëve
  • Të jetë korrekt dhe i përkushtuar në punë
  • Mbajtja e përgjegjësisë për mallrat dhe organizimin në dyqan
  • Përvoja e mëparshme në shitje është përparësi
  • Aftësi për të prezantuar produktet në mënyrë profesionale
  • Aftësi për të menaxhuar dhe organizuar produktet në rafte në mënyrë estetike dhe funksionale
  • Të jetë i/e motivuar dhe të ketë qasje pozitive ndaj punës
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet e menaxhmentit
  • Njohuri bazë në përdorimin e teknologjisë dhe programeve të zakonshme kompjuterike
  • Përshtatshmëri për të mësuar dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht

Konkursi është i hapur deri më 7 Shkurt 2025. Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes butonit “Apliko Këtu” apo pvrmes emailit [email protected] dhe duke shkruar në “subject” pozitën për të cilën aplikojnë – Shitës/e në dyqan apo Shitës/e Online. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?