www.ofertapune.net Shitës, Ndihmës të Shitjes, Ndihmës Mekanik (2) | PunaIme

Shitës, Ndihmës të Shitjes, Ndihmës Mekanik (2)

Kompania

Segment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-12-2022

Data e perfundimit

28-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PËR PUNËSIM (4 pozita)

Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar në Kosovë për shitje të makinerive dhe servisim për brendet: Atlas Copco, Epiroc, CIFA, Dynapac dhe Danfoss.

Ne jemi në kërkim të personave për pozitat si ne vijim:

  1. Nje (1) Shitës për shitjen e materialeve të konsumit dhe pjesëve rezervë për makineritë e rënda në industrinë e betonit, asfaltit dhe minierave.
  2. Nje (1) Ndihmës/e të shitjes për pjesë rezervë dhe koordinim të serviseve për pajisje industriale (kompresor ajri, vakum ajri etj) në industrinë e prodhimit.
  3. Dy (2) Ndihmës mekanik/ teknik per servisim të makinerive të rënda dhe industriale
  • Ne jemi në kërkim të kandidatëve profesional, pasionant, social, miqësor, kurioz, modest, të zellshem, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal.
  • Për pozitat e shitjes, kandidatët me edukim dhe përvojë në shitje janë të preferuar/a në këtë konkurs. Kandidatët për pozitat e shitjes duhet te kenë aftësi të mira të gjuhës angleze dhe njohuri të Microsoft Office.

Për poziten Ndihmës/e të shitjes inkurajojmë të aplikojnë kandidatët e gjinisë femrore.

Kandidatëve të pranuar ju ofrohet kontratë pune, sigurim shëndetësor dhe trajnime të vazhdueshme në punë.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t´i dorezojnë CV-të e tyre në e-mailin: [email protected] duke specifikuar qartësisht poziten për të cilen aplikoni.

Kandidatët për pozitat ndihmës mekanik/ teknik mund të paraqiten duke na shkruar mesazh  në numrin +38349557100.

Afati fundit për aplikimit është 22 dhjetor 2022.

Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.