www.ofertapune.net Shitës/e në Dyqan (4) | PunaIme

Shitës/e në Dyqan (4)

Kompania

Sezon Dekor

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-05-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

HRC KOSOVA është kompani e specializuar në fushën HR outsorcing, rekrutimit dhe trajnimit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë që është lider ne fushën e dekoreve për Shqipëri dhe Kosovë Sezon Dekor Kosovo” jemi në kërkim të kandidatëve pozitiv dhe ambicioz për pozitën Shitës/e në Dyqan.

  • Shitës/e në Dyqan – 4 vende të lira

Përshkim i vendit të punës:
Detyrë kryesore e shitësit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t’u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim në lidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
  • U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Respekton të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të ketë përvojë në shitje;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]
Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Shitës/e)