www.ofertapune.net Shitës/e Ambulantiv/e (2), Ndihmës Serviser (3) | PunaIme

Shitës/e Ambulantiv/e (2), Ndihmës Serviser (3)

Kompania

Caffe Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-06-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Caffe Group Sh.P.K shpall konkurs për pozitat:  

  • Shitës/e Ambullantiv/e: 2 pozita
  • Ndihmës Serviser: 3 pozita

 Shitës/e Ambulantiv/e

Përgjegjësitë dhe detyrat: 

  • Vizita te rregullta të klientëve sipas route planit.
  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi.
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave.
  • Prezanton produktet e kompanisë.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi.
  • E domosdoshme përvojë pune në fushën e shitjes.
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur.
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve.
  • Aftësi për punë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi.
  • Patentë Shoferi- Kategoria B.

Ndihmës Serviser

Përgjegjësitë dhe detyrat : 

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafes për të gjithë klientët e kompanisë në Republikës së Kosovës.
  • Viziton pikat sipas route planit.
  • Kontrollim i paisjeve (aparat-mulli) dhe POSM.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Bën montim dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.
  • Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën.
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike.
  • Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve.
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë.
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi për të shpërndarë njohuritë dhe për të mësuar të tjerët.
  • Patentë Shoferi- Kategoria B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] Mund te aplikoni edhe fizikisht tek zyrat e Caffe Group me adresë: Rruga Ukshin Hoti nr.120 10000 Prishtinë

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 06 Qershor, 2022 deri më 06 Korrik, 2022