Shitës/e (Prizren)
Data e publikimit
25-04-2022
Data e perfundimit
24-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs – vende të lira pune për pozitat:
Shitës/e – Prizren
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm
- Preferohet përvojë pune relevante
- Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
- Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,
- Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
- Preferohet të jenë me vendbanim afër pikës së shitjes,
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional,
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
Afati për aplikim deri me datë: 26.05.2022
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.