Shitës Ambulant (3)

Kompania

Union

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

13/11/2020

Data e perfundimit

30-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shitje

Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 3 vende pune :

Pozita: Shitës Ambulant

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi). Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapsirë dhe dukshmeri maksimale, 5) raportimin.
  • Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit; Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë Union sh.p.k me adresë Rr. Ajet Gërguri P.n Vushtrri.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 13 Nëntor 2020 deri më 30 Nëntor 2020.

Apliko këtu