Shitës
Data e publikimit
11-04-2023
Data e perfundimit
25-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
POZITA: Shitës
REFERENCA: MC-013-23
QYTETI: Prishtinë
NR I POZITAVE: 1
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e IT-së dhe Sistemeve të Sigurisë, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës. Ai ose ajo do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.
PËRGJEGJËSITË:
- Të shoqërojë klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantoj produktet, të realizoj shitjen, të merret me përcjelljen e inkasimit të pagesës.
- Të këshilloj klientët për produktet dhe trendet e fundit të industrisë së teknologjisë informative dhe të sistemeve të sigurisë.
- Të jetë tip energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjithë tipet e njerëzve.
- Të komunikojë me bashkëpunëtorët ekzistues dhe potencial për të kontribuar me propozime për zhvillimin e shitjes, dërgon porositë duke ju referuar listës së çmimeve.
- Të bëjë kontrollimin e stokut në pikat tjera dhe të krijoj listat për porositë e klientëve.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
- Të përpilojë raportin e shitjes, aktiviteteve dhe rezultateve ditore.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Minimum 2 vite përvojë pune në shitje apo shërbimin ndaj klientëve.
- Preferohet përvojë punë në industrinë e IT-së apo Sistemeve të Sigurisë.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Paga fillestare 500 Euro neto.
- Orari i punës prej 08:00 deri 16:00, nga e Hëna deri të Shtunën.
- Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me ekip profesional dhe kreativ.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 17.04.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Apliko këtu