www.ofertapune.net Shef/e Kuzhine | PunaIme

Shef/e Kuzhine

Kompania

SALT

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

31-01-2023

Data e perfundimit

10-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

REVO Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.

REVO Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.

Misioni ynë është të promovojmë një koncept revolucionar restoranti, duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve në një dimension ku koha, ushqimi dhe pijet do të shijohen më shumë.

Sot ne numërojmë 200 punonjës që ndajnë të njëjtën ëndërr teksa zgjerojmë markat tona në më shumë vende dhe qytete.

REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë për Shef/e Kuzhine në Restorant SALT Prishtina:   

Shef/e Kuzhine

PËRGJEGJËSITË:

  • Siguron përgatitjen e duhur të ushqimeve që do të sherbehen;
  • Punon në mënyrë te sigurt dhe efikase;
  • Menaxhon dhe bashkëpunon ngushtë me kuzhinierët e tjerë për të patur një punë sa me të mirë;
  • Krijon artikuj të menusë dhe recetave duke siguruar një shumëllojshmëri dhe cilësi;
  • Përcakton të gjitha kërkesat që kuzhina mund te ketë, si ne staf ashtu dhe ne produkte;
  • Sigurohet qe kuzhina te rrespektoje rregulloren, duke perfshire udhezimet e sigurise ushqimore dhe sanitare;
  • Rekruton dhe punëson staf, duke perfshirë kuzhinierë dhe punonjës të tjerë të kuzhinës;
  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e kuzhinierëve dhe punëtorëve te angazhuar në përgatitjen e ushqimit;
  • Takohet me përfaqësuesit e shitjes per të negociar cmimet dhe për te porositur furnizimet;
  • Kontrollon sasinë dhe cilësinë e produkteve të marra;
  • Kontrollon cilësinë e produkteve ushqimore të paperpunuara dhe gatuara per t’u siguruar që standartet janë përmbushur.

KËRKESAT:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Kulinari, Shkolle Kuzhine ose fusha të ngjashme,trajnime te ndryshme;
  • Eksperience te pakten 5 vite ne industrine e restoranteve, kuzhine dhe menaxhim;
  • Aftesi te mira te paketes Microsoft Office dhe programeve te ndryshme kompjuterike;
  • Aftësi shume te mira drejtuese;
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe organizimi;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve ne mënyrë eficente;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe detyra të shumëfishta në të njëjtën kohë;
  • Aftësi për të kryer punë cilësore nën situata presioni;
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
  • Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
  • Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.

Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

ose mund të na kontaktoni në nr e cel: 069 70 79 300

Departamenti i BNJ

Mob: 069 70 79 300

Email: [email protected]

https://www.salt.al/

https://www.instagram.com/salt_tirana/

https://www.facebook.com/salt.tirana/