www.ofertapune.net Shef/e i/e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Punë & Objekteve | PunaIme

Shef/e i/e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Punë & Objekteve

Kompania

KRU Mitrovica sh.a.

Lokacioni

Mitrovicë

Data e publikimit

26-05-2022

Data e perfundimit

26-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Sigurim

PËRSHKRIMI

Duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017, Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. në Mitrovicë, shpallë: 

KONKURS
(Për plotësimin e vendit të lirë të punës, punë provuese 6 muaj me mundësi vazhdimi ) 

  • Një (1) Shef/e i/e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Punë & Objekteve 

Përshkrimi detyrave dhe përgjejgësive të punës

  • Të jetë i/e aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës,
  • Organizon sigurimin e objekteve të kompanisë dhe hapsirave për rreth, planifikon dhe kontrollon rojet, 
  • Organizon sigurimin e automjeteve të kompanisë që të mos vijë deri te thyerja e tyre, dëmtimi, vjedhja etj,
  • Merr pjesë në organizimin e trajnimit të punëtorve, lidhur me mbrojtjen në punë dhe për këtë mban evidencë
  • Merr pjesë organizimin e kontrollit periodik të mjeteve të punës paisjeve dhe kushteve të punës, ku lidhur me këtë mban evidencë.
  • Eshtë përgjegjës dhe drejtpërdrejtë obligohet për funksionimin e mjeteve mbrojtëse dhe mbrojtjen ndaj zjarrit sipas lidhshmërisë dhe sigurimit të kompanisë,
  • Në rast të vërejtjes së rrezikut nga zjarri apo rreziqe tjera, organizon marrjen e masave më efikase dhe menjëherë kërkon ndihmë në evidentimin e të metave.
  • Kujdeset për evidencën e lëndimeve në punë dhe të sëmundjeve, që kanë të bëjnë me punën e punëtore,
  • Në rast sulmi organizon ndërmarrjen e masave të caktuara konfrom Rregullores.
  • Përgaditë informata dhe planifikon masat mbrojtëse në punë.
  • Bënë organizimin e mbrojtjes shëndetësore dhe mbrojtjes në punë,
  • Bēnë planifikimin dhe mbanë evidence për mjete mbrojtëse dhe higjienike duke u bazuar në Rregullore dhe në afate.
  • Mbikëqyrë dhe organizon kontrollet periodike të parapara me Ligj siç janë:
    • kontrolla-sanitaro higjienike;
    • kontrolla dhe servisimi i mjeteve kundër zjarrit:
    • matjet periodike të tokzimit dhe matjet tjera;
  • Raporton te Kryeshefi Ekzekutiv për ndryshime në sigurim fizik dhe me lejen e Kryeshefit i paraqet rastet në organet e PK.
  • Kryen çfarëdo detyre tjetër të urdhëruar nga Sekretari të cilit i raporton për ndryshimet gjatë ndërtimeve 24 orëshe,
  • Kryen punë tjera juridike sipas urdhërit Udhëheqësit/es dhe Kryeshefit Ekzekutiv. 
  • Për punën që kryen i përgjigjet Sekretarit/es te kompanisë.

Kushtet për punësim (edukimi i kërkuar): 

  • Përgaditja profesionale: Bacelor në Juridik, Menaxhim të Emergjencave ose Siguri dhe shëndet në punë,
  • Përvoja e punës 3 vite (e preferueshme). 
  • Të jetë i certifikuar për siguri dhe shëndet në punë (Obligative).
  • Përparësi trajnimet e kryera si mbrojtje nga zjarri.
  • Të njoh punën me kompjuterike word, Excel etj. 

Paga mujore sipas Rregullores mbi ndarjen e te ardhurave 

Dokumentet e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letrën përcjellëse, biografin tuaj (CV-në), kopjen e diplomës përkatëse e noterizuar, referencat dhe çertifikatat- të lindjes, shëndetësore, të trajnimeve të mos jetë nën hetime dhe i dënuar apo i dënuar me kusht. letërnjoftimi kopja, dëshmi mbi përvojën e punës etj.

Dokumentacioni dorëzohet i fotokopjuar dhe i njëjti nuk u kthehel aplikantëve. Aplikacionet merren dhe i tërë dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Drejtorin e KRUM-së. Aplikacionet mund ti merrni edhe në Web faqen e kompanisē. Dokumentet që nuk janë të kompletuara sipas konkursit nuk do të shqyrtohen. Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në Koha Ditore. 

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në: Drejtorinë e KRUM-së. Rr., Liqeni.. Suhodoll-Mitrovicë