Sekretar/e
Data e publikimit
05/06/2020
Data e perfundimit
03-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” sh.a., është Ndermarrje Publike e cila në kuadër të veprimtarisë së saj inkorporon grumbullimin, pëipunimin dhe ofrimin e shërbimit të ujit për pije dhe largimin e ujërave të zeza, ku zona e shërbimit të veprimtarisë shtrihet në teritorin e 8 (tetë) komunave brenda regjionit të Prishtinës. KRU “Prishtina” sh.a., ka 564 punëtor aktual të profileve të ndryshme që mundësojnë realizimin e përmbushjes së kërkesave për ofrimin e shërbimit të ujit të pijes.
Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen në Nenin 21, lidhur me Nenin 17 të Ligjit për Ndermarrjet Publike Ligji Nr.03/L-087, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-ll 1 për NP, dhe Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndemianjet Publike, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Prishtina” Sh.A., shpall këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e pozitave:
Titulli i punes: Sekretar
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (1) të Ligjit për Ndermarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët të plotësojnë këto kritere:
- Të këtë diplomë universitare në ligj.
- Të këtë së paku 5 vite përvojë pune juridike profesionale nga fusha e qeverisjes korporative siç kërkohet me ligjin për ndermarrjet publike.
- Përparesi të këtë të kryer Provimin e Jurisprudencës.
- Të këtë integritet të lartë moral e profesional.
- Të këtë aftësi të dëshmuara në menaxhim.
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.
- Aftësi të forta bindëse nder-personale.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Të sigurohet që përcillen procedurat e Bordit, ku bëjnë pjesë organizimi i takimeve të Bordit, Komiteteve të Bordit dhe aksionarëve duke përfshirë (në bashkëpunim me Kryesuesin) përgatitjen dhe shpërndarjen e agjendave tek Bordi dhe NJPMNP se paku tri ditë para mbledhjes së rregullt të Bordit apo një ditë para mbledhjes se jashtezakonshme te Bordit.
- Të mbajë procesverbalin e takimeve dhe të shpërndajë ato procesverbale tek drejtorët dhe NJPMNP më se largu shtatë ditë nga mbajtja e mbledhjes se Bordit;
- Të merret me regjistrimin zyrtar të ndryshimeve të cilat kërkohen sipas ligjit të regjistrohen në regjistrin e Kosovës për shoqëritë tregtare dhe emrat tregtar;
- Të mirret me çështjet e tjera të qeverisjes korporative sipas nevojës.
- Te raportoj në baza mujore, tremujore e vjetore për punen e vet tek Bordi i Drejtoreve dhe i njëjti raport shkon edhe tek KE si pjesë përberse e raportit përmbledhes të NP.
- Sipas udhëzimeve nga Kryesuesi, përgjegjësitë e Sekretarit të Korporatës përfshijnë sigurimin e rrjedhjes së mirë të informatave brenda Bordit dhe komiteteve të tij dhe në mes të Bordit dhe menaxherëve të lartë të Ndërmarrjes.
- Këshillat dhe shërbimet e Sekretarit të Korporatës duhet të jenë në dispozicion të të gjithë drejtorëve i cili njëherit është përgjegjës tek Bordi për të siguruar që përputhen procedurat e Bordit.
- Të veproj si Këshilltar tek KE për çështjet e përgjithshme ligjore dhe administrative të Ndermarrjes.
Procedura për aplikim:
Aplikacioni-kërkesa mund të merret në web-faqen e Kompanisë dhe i bashkangjiten: një C.V. e detajuar, letra motivuese, dëshmitë e përgatitjes profesionale, dëshmitë e eksperiencës në punë, certifikata nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj ose të mos jetë i dënuar dhe dorëzohen përsonalisht në adresën: KRU “Prishtina” sh.a., Rr.”Hazir Shala” nr.4, në zyren nr.36. Deklarata nën Betim nënshkruhet në momentin e dorëzimit të aplikacionit. Afati i fundit për aplikim: 03 Korrik 2020 (e Premte), ora 16:00 h.
Vërejtje: Kandidatët nre dokumentacion të pa-kompletuar, të pa-plotësuar dhe joadekuat do të refuzohen. Do të kontaktohen vetërn kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listen e ngushtë.
Apliko këtu