www.ofertapune.net Sanitare | PunaIme

Sanitare

Kompania

SALT

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-06-2023

Data e perfundimit

21-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

 

POZICIONI:                  Sanitare

NJESIA:                       Restorant SALT – Prishtina                    

Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.

Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.

Misioni ynë është të promovojmë një koncept revolucionar restoranti, duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve në një dimension ku koha, ushqimi dhe pijet do të shijohen më shumë.

Sot ne numërojmë 200 punonjës që ndajnë të njëjtën ëndërr teksa zgjerojmë markat tona në më shumë vende dhe qytete.

REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë për Sanitare ne Restorant SALT Prishtina:     

Sanitare

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjëse për sigurimin e pastertisë së përgjithshme dhe të rregullt të ambienteve të restorantit;
  • Përgjegjëse për mbajtjen e të gjitha pajisjeve dhe materialeve të pastrimit në një gjëndje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Te kujdeset qe te gjitha ambientet e restorantit:,tualetet, shkallet, ambientet e brendshme te jene te pastra.
  • Respektoni rreptësisht rregullat në lidhje me shëndetin dhe sigurinë;
  • Kryen pastrimin e koshave ne menyre qe ambienti te jete i paster.

KËRKESAT:

  • Të jetë korrekte dhe disponibël;
  • Të ketë komunikim të mirë me stafin e punës;
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
  • Të jetë e motivuar dhe energjike.

Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it: [email protected]

ose mund të na kontaktoni në: + 383 49 536 537 (whatsapp & viber)