Recepsionist/e (4), Mirëmbajtës/e (2)
Data e publikimit
14-11-2023
Data e perfundimit
13-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
KONKURS
Nëse dëshironi të jeni pjesë e ekipës tone, të punoni në një ambient te ngrohtë, në hotelin
SQUARE BY MARGO cili gjendet në qendër të Prishtines në sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë , aplikoni në pozitat:
– Recepcionist/e – 4 pozita
– Mirëmbajtës/e të dhomave – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën – Recepcionist/e
- Përgjegjës per kryerjen e kontorllit dhe zbatimit check-in dhe check-out të mysafirëve
- Përgjegjës për mbajtjen e evidencës së mysafirëve dhe të vizitorëve që hyjnë dhe dalin nga hoteli;
- Përgjegjës për zhvillimin e bisedave personale telefonike me klientët, për shitje të shërbimeve;
- Përgjegjës për përgatitjen e procesit të faturimit
- Përgjegjës për kryerjen e transaksioneve monetare si dhe kryen të gjitha pagesat sipas procedurave të arkës;
- Të bashkëpunoni dhe komunikoni ngushtë me Departamentin e Mirëmbajtjes dhe përcjellni statusin e pastër të dhomave;
- Duhet të jeni i/e informuar mirë jo vetëm për hotelin, por edhe për mjedisin përreth, aktivitetet dhe objektet fqinje dhe të informoni mysafirin për këto;
Kualifikimet për pozitën – Recepcionist/e
- Komunikimi dhe sjellja e mirë ndaj klientit ;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze;
- Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike (Programet Microsoft Office);
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën – Mirëmbajtës/e të dhomave
- Përgjegjës/e për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në dhomat, banjot e hotelit, hollit të hotelit, korridoret, shkallët, zyrat e administratës, recepcionit, si dhe të gjithë hapësirës publike të hotelit, shpejt, me kujdes të shtuar dhe efikasitet në përputhje me standardet përkatëse;
- Përgjegjës/e për përdorimin dhe ruajtjen me kujdes të shtuar të çelësit universal të dhomave;
- Përkujdeset për rregullimin e shtretërve në dhomë dhe të tërë inventarit të dhomave të hotelit;
Përgjegjës për të kryer kontrollin ditor të minibarit dhe plotëson produktet e shpenzuara. - Përgjegjës që në baza ditore të dorëzojë fletët e kontrollit të shpenzimeve të minibarit;
- Përkujdeset që për çdo mangësi/defekt, duke përfshirë defektet elektrike apo mekanike në dhomat e klientëve, ti raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejt;
- Përkujdeset që gjatë pastrimit të dhomës së klientit, për çdo send të gjetur apo të humbur, të raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejt;
Kualifikimet për pozitën – Mirëmbajtës/e të dhomave
- Minimum arsimi i mesëm;
- Shkathtësi të njohjes së punës dhe të mjeteve në pastrimin dhe mirëmbajtjen e dhomave të hotelit;
- Shkathtësi të menaxhimit të punës;
Për të aplikuar në njërën nga pozitat e lira, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera përcjellëse, duke e përmendur në “Subject” pozitën për të cilën aplikoni. Për të gjitha pozitat aplikimet bëhen përmes email-it: [email protected]
Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit.