Real Estate Agent, Asistente Administrative
Data e publikimit
01-10-2024
Data e perfundimit
02-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ndërtimtari & Patundshmëri
KONKURS
POZITA:
- Real Estate Agjent (Meshkuj)
- Asistente Administrative
VENDI: Prishtinë
Real Estate Domino është kompani e patundshmërisë me seli në Prishtinë dhe me një staf të kualifikuar e cila sot është një ndër kompanitë më serioze dha profesionale në Kosovë.
Ne jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Real Estate Agjent/ Konsulent i pronave.
PËRGJEGJSITË PËR REAL ESTATE AGJENT:
- Të dalë në teren dhe të siguroj oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
- Të bëjë negocimin dhe për realizimin e shitjes ose qiradhënies.
- Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
- Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për mundësitë më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
- Të menaxhoj rrjetet sociale.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohet studimet bachelor jo te obliguar).
- Përvoje pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme (e preferueshme).
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (e preferuar gjuha angleze jo te obliguar).
- I afërt me klientët për t’i ndihmuar të gjejnë pronat ideale të tyre.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit (e preferueshme).
OFERTA:
- Paga bazë varësisht nga pozita, përvoja dhe realizimet.
- Bonuset atraktive varësisht nga realizimi i shitjes apo qiradhënies në përqindje.
- Orar i punës nga ora 08:30 – 17:00, nga e hëna në të premten.
- Kompensim të shpenzimeve të telefonit.
- Automjeti i kompanisë si dhe trotineti elektrik në dispozicion.
- Mbështetje e zhvillimit te vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesional.
APLIKIMI:Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 30 Tetor 2024. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën: [email protected] dhe na kontaktoni ne nr. te telefonit +38343737373. Kandidatët që përzgjidhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.