Quality Assurance (M/F)
Data e publikimit
08-03-2023
Data e perfundimit
26-03-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Pozita: Quality Assurance (M/F)
Vendi: Teleperformanca në Prishtinë
Lloji i angazhimit: Orar të plotë
Data e Fillimit: Mars/Prill 2023
Teleperformance është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve. Për mbi 40 vite, kjo kompani shërben në shumë vende në të gjithë botën. Teleperformance është një partner strategjik i kompanive lidere në botë që ofron zgjidhje dhe rritë ndërveprimin e bizneseve më të njohura botërore me klientët e tyre, duke u shndërruar në një urë lidhëse midis klientëve dhe brendeve.
Përshkrimi i vendit të punës
Qëllimi themelor i Quality Assurance (QA) është të kryej auditime të kontrollit të cilësisë për të vlerësuar saktësinë dhe efektivitetin e funksioneve të operacioneve të departamentit të Operacioneve në qendrën e thirrjeve, rrjedhën e punës, sistemet mbështetëse të përpunimit, procedurat, dokumentacionin, etj. Identifikon problemet që ndërlidhen me cilësinë e shërbimeve, analizon shkakun dhe efektin, dhe bën rekomandime për përmirësime.
Detyrat dhe përgjigjësitë
- Siguron cilësi të shkëlqyera të vazhdueshme të shërbimit të ekipit.
- Mbështet menaxhmentin në arritjen e qëllimeve që lidhen me cilësin e thirrjeve duke udhëzuar anëtarët e ekipit.
- Kryen monitorimin e thirrjeve, email-ave dhe chat-it në menyrë periodike për të gjithë punonjësit duke përdoruar metodat si Silent-Monitoring apo Side by Side Monitoring
- Përgjegjës për përgatitjen, dokumentacioneve që lidhen me matjen e cilësisë së anëtarëve të ekipit
- Harton programe të trajnimeve dhe menaxhon masat për të siguruar cilësi të vazhdueshme të lartë siguri si pjesë e trajnimit të ri.
- Përpilon raporte periodike në lidhje me arritjet e cilësisë brenda ekipit.
- Siguron që cilësia të jetë sipas standardeve të brendshme dhe të jashtme si pjesë e certifikimeve të kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Eksperienca e mëparshme në Sigurimin e Cilësisë dhe përvojë në pozitë të ngjajshme si Coach apo Mentor në Call Center është detyrueshme
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal në gjuhën gjermane obligative
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe për të motivuar ekipe
- Aftësi të shkëlqyera për të prezantuar dhe përpliuar raporte
- Aftësi për të punuar në mjedise me ritme të shpejta
Si të Aplikoni
Ju lutem vëni re se aplikimi vlenë vetëm përmes linkut (butonit Apliko) i cili gjindet më poshtë.
Afati i fundit për aplikim është data 19 Mars 2023
Apliko këtu