Punonjëse për Higjienë (Pastruese)
Data e publikimit
08/09/2020
Data e perfundimit
18-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 19 (nëntëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Vushtrri.
Aktualisht Aztech Shpk kërkon të rekrutojë shitës me orar të plotë;
- Punonjëse e Higjienës (Pastruese) në Prishtinë 1 pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryerja e shërbimeve të pastrimit në objektin e Zyres Qendrore
- Kryen punë të tjera sipas nevojës së kompanisë dhe natyrës së punës
Kualifikimet:
- Përparësi kanë punëtoret të cilat kanë përvoje pune në lëmine e pastrimit
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin fillorë,
- Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
Preferohet të jene me vendbanim afër Zyres Qëndrore – Adresa Cagllavicë-LLapnasellë
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/puna/?
Afati për aplikim deri me datë: 18.09.2020.
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.