www.ofertapune.net Punonjës Servisi | PunaIme

Punonjës Servisi

Kompania

ITD Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-09-2022

Data e perfundimit

16-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtine Sh.P.K., shpall konkurs per:

Punonjës Servisi

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Diplomë universitare, e preferueshme. Pranohen edhe kandidatët me arsimim të mesëm, por që plotësojnë kushtet perkatëse të punës së kërkuar;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune në pozita të ngjashme, minimalisht dy (2) vite përvojë pune në riparimin e PC, Laptop-ëve, Tableta të tjera;
  • Njohuri shumë të mira mbi pajisjet e Burimeve të ushqimit, Invertor, UPS;
  • Njohuri shumë të mira mbi pajisjet e IT, Teknologjisë së Informacionit;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Disponibilitet për të punuar jashtë orarit, në raste.

Detyrat dhe Pergjegjesitë:

  • Diagnostifikon saktë defektet dhe riparon pajisjet elektronike;
  • Njeh dhe zbaton me përpikmëri rregulloren mbi sigurimin Teknik;
  • Njeh dhe zbaton procedurat operacionale dhe instruksionet e punës në shërbimin e Servisit dhe kryen të gjitha veprimet për plotësimin e dokumentacionit përkatës së punës;
  • Identifikon saktë pjesët me defekt që janë për ndërrim njëkohësisht e bënë reklamimin e tyre;
  • Përcakton defektet e produkteve të paraqitura në servis apo on-site tek klienti;
  • Eskalon problematikën që hasë gjatë kryerjes së shërbimit dhe kërkesat e klientit tek përgjegjësi, në varësi të llojit të problemit. i përgjigjet me shpejtësi dhe në mënyrë efikase situatave problematike;
  • Bashkëpunon në mënyrë aktive me Përgjegjësin dhe me punonjësit e tjerë të stafit në raste nevoje;
  • Respektim i detyrimeve të punës bazuar në kontraten individuale.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve professional dhe në mënyrë meritore;
  • Orari i punës: orar i rregullt;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • Sigurim Shëndetësor;
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dërgoni CV- in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]m.

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  

Konkursi ngelet i hapur deri më: 01.10.2022