Punonjës profesional – Katalogu Pejë (10)

Kompania

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13/10/2021

Data e perfundimit

26-10-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

QENDRA RAJONALE PËR TRASHËGIMI KULTURORE PEJË/ DTK-
Shpall  KONKURS

Për rekrutimin e punonjësëve profesional dhe teknik për zbatimin e projektit  “Botimi i Katalogut me eksponate etnologjike e arkeologjike të regjionit të Pejës”,  kërkohen:

  • Etnolog –Konsulent shkencor –Një (1);
  • Arkeolog – Konsulent shkencor – Një (1);
  • Redaktor tekniko-artistik – Një (1);
  • Fotograf & Dizajner – Dy (2);
  • Përkthyes i gjuhës angleze – Një (1);
  • Modele/Modelë për ekspozimin e kostumeve popullore – Katër (4);

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve  do të bëhet nga komisioni profesional  bazuar në dokumentacionin dhe dëshmitë e ofruara, duke përzgjedhur  secilin kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është 10 ditë pune nga 12.10.2021. deri me datën 26.10.2021 në ora 16.00

Dokumentacioni i kandidateve duhet të dërgohet në adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Apliko këtu