Punëtorë Teknik (2), Banakier/e (2), Kamarier/e (2)
Data e publikimit
31/05/2020
Data e perfundimit
10-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
AUTO ZONE – është kompani e cila zhvillon aktivitet tregëtar në fushën e pajisjeve dhe dekoreve të veturave dhe operon në dy qendrat kryesore të Kosovës në Prishtinë dhe Prizren. Ofron kushte bashkëkohore për klientët dhe të punësuarit.
Pozita e punës:
– Punëtorë Teknik (2 pozita) – Prishtinë
– Banakier-e (2 pozita) – Prizren, Prishtinë
– Kamarier-e (2 pozita) – Prizren, Prishtinë
Inkurajohen të aplikojnë edhe Femrat edhe Meshkujt duke e dërguar një CV të shkurtër dhe ju sigurojmë se aplikacionet do të shqyrtohen në mënyrë të barabartë.
Përshkrimi i Punës:
- Shërben klientët për produktet apo sherbimet,
- Informon për kërkesat e klientëve,
- Zbaton detyrat e dhëna nga mbikqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara
- Së paku shkollimi i mesëm i përfunduar,
- Përvojë pune sipas pozitës,
- Njohuri të gjuhëve lokale,
- Të posedojë aftësi të mira komunikuese,
- Aftësi për të punuar në ekipe.
Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund të na kontaktojnë duke derguar te dhenat personale, numrin e telefonit dhe informata mbi pervojen e punës në e-mail adresën e kompanisë: [email protected]
Konkursi është i hapur deri me 10 Qershor 2020.