www.ofertapune.net Punëtore Sociale | PunaIme

Punëtore Sociale

Kompania

Down Syndrome Kosova

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

22-05-2022

Data e perfundimit

21-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs

Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra e DSK në Ferizaj – në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme.
Pozita e punës Punëtore Sociale
Departamenti Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional
Vendi Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Ferizaj
Data e fillimit 01.06.2022
Orari i Punës 09:00 – 16:00
Përshkrim i organizatës
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
 
Kualifikimet / Përvoja e punës
• Diplomë të studimeve themelore në fushën e Punës Sociale, Psikologji, ose fushave të tjera sociale.
• Master / përparësi
• Licencë pune
• Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
• Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit psiko-social tek personat me sindromë Down
• Të ketë përvojë pune me personat me aftësi të kufizuar
• Të ketë aftësi të mira në punën grupore
• Të ketë aftësi të mira komunikimi
• Të ketë njohuri mbi të drejtat, mbrojtjen dhe politika për mbrotje të fëmijëve.
 
Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Të ofrojë shërbim për personat me sindromë Down, grup mosha mbi 12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional.
• Të realizoj vlerësimet në bazë të formateve të përcaktuara për secilin përfitues/e që është pjesë e programit.
• Të hartoje planin individual për secilin/ën person me aftësi të kufizuar që do të jetë pjesë e programit.
• Të koordinojë grupin e praktikantëve në kuadër të programit për të arritur objektivat ditore të personave me aftësi të kufizuar.
• Të mbushet dhe monitoroje grupin e praktikantëve që punojnë në kuadër të programit
• Të kontrolloje në baza ditore raportet e realizuara nga praktikantët.
• Të përgatisë raporte ditor ku reflektohet analiza e performancës të secilit person në kuadër të programit.
• Të jetë i/e hapur për mbajtjen e takimeve me prindërit/familjarët apo kujdestare ligjor ne raste kur është e nevojshme.
• Këshillon dhe mbështet familjet e personave të cilët/at janë të kyçur ne program
• Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit dhe punëtorët social të qendrave të tjera të DSK-së.
• Të respektojë dhe veprojë në linjë me rregulloret e brendshme të institucionit.
• Të mbajë përgjegjësi për cilësinë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar .
• Të raportojë për punën e kryer tek Përgjegjësi/ja e shërbimeve – i/e cili/a raporton tek Menaxheri/ja Qendrës dhe Asistentja e Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional
 
Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë:
• CV të përditësuar
• Letër motivimi
• Subjekti: Aplikim – Punëtore Sociale – Qendra DSK Ferizaj- në e-mail adresën: [email protected]
Afati i aplikimit: 21/05/2022 – 29/05/2022
Të përzgjedhurit/at do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.
Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune