www.ofertapune.net Punëtor Teknik (Serviser dhe Praktikant), Data Entry, Menaxher i Zyrës | PunaIme

Punëtor Teknik (Serviser dhe Praktikant), Data Entry, Menaxher i Zyrës

Kompania

Horeca

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-02-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

HORECA L.L.C. shpallë konkurs për pozitat:

  1. Punëtor Teknik (Serviser dhe Praktikant)
  2. Data Entry (Ekonomistë/e)
  3. Menaxher i zyrës

 

  1. Pozita: Punëtor Teknik (Serviser dhe Praktikant)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për të realizuar detyrat që i caktohen;
  • Viziton pikat sipas planit operativ;
  • Kontrollimi i pajisjeve (pajsije industriale);
  • Mirëmbajtja e pajisjeve të klientëve të kompanisë;
  • Montimi dhe demontimi i pajisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
  • Përvojë pune në servisim të paisjeve/stabilimenteve ftohëse (frigorifer, friz etj.);
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
  • Kandidati duhet të posedoj patent shofer (kategoria B);

Për pozitën 1 (Punëtor Teknik (Serviser dhe Praktikant) aplikoni përmes link: https://bit.ly/3nvBpEt , ose përmes e-mail adresës elektronike: [email protected]


  1. Data Entry (Ekonomistë/e)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtjen e librit të shitjeve/blerjeve;
  • Faturat hyrëse/dalëse;
  • Dërgimin e faturave tek klientet;
  • Ndihmon në barazimin e rregullt të bilancit të kostove  dhe siguron që çdo ndryshim të dokumentohet dhe pasqyrohet si duhet në sistem;
  • Ndihmon në monitorimin e numërimit dhe barazimin e stoqeve  në përputhje me standardet e kompanisë;

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Njohuri në proceset e kontabilitetit dhe financave;
  • Njohja e programit “Bilanc” është përparësi;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patent shoferit (kategoria B).

  1. Menaxher i zyrës:

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon aktivitet e shitjes;
  • Implementon në mënyrë të sukseshme strategjinë e shitjes;
  • Koordinon dhe organizon punët e përditshme sipas prioriteteve kohore;
  • Të mbështesë dhe të orientoj stafin gjatë përmbushjes së detyrave të tyre ditore;
  • Njohje e mirë e tregut dhe studim i konkurrencës;
  • Raporton sipas kërkesës dhe standardeve të raportimit;
  • Detyra të tjera që mund ti ngarkohen nga punëdhënësi.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë të përfunduar studimet Bachelor;
  • Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
  • Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
  • Njohuri të shkëlqyer të gjuhës angleze;
  • Eksperiencë pune të ngjashme;
  • Posedimi i patent-shoferit (kategoria B).

Për pozitat 2 dhe 3 dërgoni CV-në tuaj në email: [email protected]