www.ofertapune.net Punëtor ne Magazinë | PunaIme

Punëtor ne Magazinë

Kompania

ITD Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-11-2022

Data e perfundimit

17-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

ITD Prishtinë Sh.P.K. ka filluar operimin në Kosovë nga viti 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë Sh.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjioze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Punonjës Magazine

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Shkollim i mesëm, e preferuar të ketë diplomë universitare;
  • Të ketë njohuri për pajisjet e IT-së;
  • Së paku 2 vite përvojë pune në Magazinë;
  • Njohja e punës me kompjuter;
  • Posedim i lejës së vozitjes (kategoria B).

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Njeh dhe zbaton shumë mirë të gjitha Procedurat, Instruksionet dhe rregulloret që lidhen me ushtrimin e detyrës dhe përgjegjësive të Ndihmës Magazinieri;.
  • Njeh dhe punon me dokumentacionin që shoqëron hyrjet dhe daljet e produkteve në/nga magazina;
  • Realizon në kohë kërkesat për furnizim/lëvrim sipas nevojave të punës;
  • Shoqëron dhe dorëzon mallëra tek klienti;
  • Kujdeset për sistemimin e produkteve në magazinë sipas standardeve dhe kërkesave teknologjike të tyre;
  • Mirëmbanë dhe ruan produktet nga dëmtimet;
  • Zbaton Procedurën për Kontrollin e Produkteve;
  • Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga superiori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.

Aftësi tjera

  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Aftësi të mira organizative dhe sistemuese;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;
  • Orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • Sigurim Shëndetësor;
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Ju lutem, të specifikohet pozita në subject kur te aplikoni!

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.