Punëtor në Depo
Data e publikimit
15/05/2023
Data e perfundimit
11-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:
VEND TË LIRË PUNE:
PUNËTOR NË DEPO
Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Palimi i mallrave si dhe mirëmbajtja e pastërtisë sipas standardeve.
- Përgatitja dhe kompletimi i porosive sipas fletëporosisë për dorëzim ose pranim.
- Renditjen dhe palimin e stokut
- Zbaton detyrat ditore dhe bashkëpunon me mbikëqyrësin që ato të kryhen në mënyrë efikase.
- Punë tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit.
Kualifikimet Profesionale
- Shkollimi i mesëm
- I/e motivuar dhe ambicioz/e
- I përshtatshem në punë ekipore
- Aftësi të punës nën stres dhe afate kohore
Të interesuarit mund të aplikojnë me CV elektronike duke klikuar në butonin ‘ APLIKO’ ose në këtë adresë: [email protected]
Konkursi qëndron i hapur prej datës 11 Maj, 2023 deri më 11 Qershor, 2023.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apliko këtu