www.ofertapune.net Punëtor/e në Prodhim (30) | PunaIme

Punëtor/e në Prodhim (30)

Kompania

Ventius International

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

23-06-2022

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

VENTIUS INTERNATIONAL” L.L.C, sipas nevojave dhe kërkesës së fabrikës për prodhimin e shpuzës dhe dyshekut me seli qendrore në Gjakovë, shpallë konkurs pune për:

PUNËTOR/E NË PRODHIM
(30 vende të lira)

Detyrat dhe përgjegjsitë kryesore të kësaj pozite janë:

  • Ndjek standardet e shëndetit dhe sigurisë në punë.
  • Mirëmban njësinë ku punon në nivel të pastër dhe të duhur.
  • Ndjek udhëzimet dhe specifikimet e prodhimit.
  • Finalizon dhe paketon produkte për dërgesë.
  • Operon dhe mirëmban makineri dhe pajisjeve të linjës së prodhimit.
  • Monitoron linjën e montimit dhe heq produktet e dëmtuara.
  • Punon në linjën e prodhimit dhe përmbush e objektivat e prodhimit.
  • Raporton çdo problem tek mbikëqyrësi në detyrë.
  • Kryerja e detyrave të tjera me urdhër te menaxherit të linjës.

Ne ofrojmë:

  • Zhvillim personal dhe profesional
  • Mjedis motivues pune
  • Trajnime të avansuara
  • Mundesi avancimi në karierë
  • Evente të kompanisë dhe aktivitete të shumta
  • Sigurim shëndetsor
  • Transport falas

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni i plotësuar dhe CV
  • Dëshmi mbi shkollimin
  • Certifikata tjera (përparësi).
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet duke plotësuar aplikacionin fizik i cili gjindet në fabrikat e Comodita-s tek ish-Jatex ose ish-Emin Duraku konkretisht nё rrugën “Nëna Terezë” p.n ose dhe duke  dërguar dokumentet e skenuara në: [email protected]

Konkursi është i hapur nga data 24.06.2022 dhe përfundon më datë 10.07.2022 në ora 24:00

Për informata rreth konkursit mund te telefononi në (+383) 038 600 050 & +383 45 55 88 57 në orarin e punës 08:00 – 17:00.

SHËNIM: Të gjitha dokumentet e tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana e jonë. Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. Testimi i mundshëm me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas procedurave të rekrutimit dhe pranimit të punëtorëve të rinj të kompanisë.

VËREJTJE: Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.