www.ofertapune.net PUNËTOR ADMINISTRATIV (Njësia ne Komoran) | PunaIme

PUNËTOR ADMINISTRATIV (Njësia ne Komoran)

Kompania

HIB Petrol SH.P.K

Lokacioni

Drenas

Data e publikimit

11/06/2020

Data e perfundimit

11-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

Koorporata HIB Petrol SH.P.K. me seli në Ferizaj,

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në konkursin për punë duke iu bashkangjitur stafit profesional për një karrierë të suksesshme:

PUNËTOR ADMINISTRATIV (Njësia ne Komoran)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Lëshon faturat për klientë për sasinë e derivateve të furnizuar;
  • Bën pagesen me POS;
  • Pranon pazarin ditor te punëtoreve dhe bën barazimin sipas programit;
  • Kontrollon  raportimin ditor të regjistrimit të marketit dhe picerisë;
  • Bën pranimin dhe kalkulimin e mallit për market dhe Piceri;
  • Bën kontrollen dhe verifikimin e dokumtentacionit të cistenave të derivateve
  • Arkivimin e dokumentacionit.

Kushtet:

  • Të ketë diplomuar në fakultetin ekonomik;
  • Të këtë përvoj pune në lëmi administrative;
  • Shprehi të mira ndër personale, me aftësinë për të ndërvepruar dhe mbajtur marrëdhënie të efektshme dhe në harmoni me kolegët e punës;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punësim.

Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozitë  mund të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV:

Online: përmes web faqës: http://hibpetrol.com/mundesi-punesimi/ ose duke dërguar aplikacionin në pikën më të afërt të HIB Petrol-it.