Punë praktike me pagesë juridik (4)

Kompania
National Center for State Courts
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Të gjitha qytetet
Data e publikimit
23/07/2020
Data e perfundimit
30-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Juridik
NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE – 4 POZITA
Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)” ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 4 studentë të fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë.
Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) dhe puna realizohet në 4 Gjykata Themelore, më konkretisht në: Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gjykatën Themelore në Ferizaj, Gjykatën Themelore në Prizren dhe Gjykatën Themelore në Pejë. Kohëzgjatja e punës është tre (3) muaj.
Mbi Programin për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë
JSSP është një program katër vjeçar për sundimin e ligjit, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar dhe menaxhohet nga Millennium DPI Partners për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mire në Kosovë duke fuqizuar pavarësinë, profesionalizmin, efikasitetin dhe llogaridhënien, e sistemit të drejtësisë. Ndër të tjera, JSSP mbështet Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatat Themelore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të lëndëve, zvogëlimin e vonesave në trajtimin e lëndëve dhe eliminimin e lëndëve të grumbulluara.
Studentët e përzgjedhur do të mbështesin Gjykatat në rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor të Kosovës duke ndihmuar stafin e gjykatave në zbatimin e procedurave standarde të veprimit lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore. Përveç kësaj, studentët e përzgjedhur do të ndihmojnë stafin e JSSP për të planifikuar ngjarje (p.sh. seminare, punëtori) lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore.
Kandidatët duhet të kenë:
- Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.
- Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të tretë dhe katërt ose student të programit master.
Dokumentet e kërkuara
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në emailin [email protected]
- CV-ja
- Letër motivuese dhe
- Çertifikata e notave dhe ndonjë çertifikatë të punës praktike të mëhershme, apo ndonjë reference.
Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara në adresën e e-mailit me subjektin “NCSC JSSP Law Internship” deri më 30.07.2020 në ora 16:00.
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar USAID ose JSSP do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.