www.ofertapune.net Psikolog/e | PunaIme

Psikolog/e

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Ferizaj , Gjakovë

Data e publikimit

12-01-2023

Data e perfundimit

28-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Psikolog/e në Ferizaj dhe Gjakovë

Prishtina, Kosovo

Fillimi i punës: Shkurt 2023

Kontrata: 1 vit, me mundësi vazhdimi

Pagesa: Kontratë fikse, bazuar në pozitat e ngjashme brenda organizatës

Vendi: Ferizaj dhe Gjakovë

Afati i aplikimit: Deri më 26.01.2023, ora 16:00.

SFONDI:

Fondacioni Terre des hommes Laussane në Kosovë (TdhK) është organizatë jo-fitimprurëse, që vepron prej mbi njëzet vjetësh në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke e udhëhequr krijimin dhe fuqizimin e një sistemi të mbrojtjes së fëmijës në Kosovë.

Fusha e ekspertizës së Terre des hommes – Kosovë përshkon një gamë prej ndërhyrjes së drejtpërdrejtë psiko-sociale te fëmijët e cënueshëm, familjarët e tyre e anëtarët e komunitetit, e deri te fuqizimi i institucioneve lokale, rajonale dhe shtetërore qeverisëse si dhe aksionarëve kyç, nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vend

pune, me qëllim të zhvillimit dhe zbatimit të strukturave, politikave, standardeve e procedurave adekuate.

Terre des hommes-Kosovë i ka tri programe kryesore të ndërhyrjes: 1) Mbrojtja e fëmijëve, 2) Migrimi dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia për të miturit

PËRSHKRIMI I ROLIT

Në kuadër të projektit dy-vjeçar “Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sociale e arsimore për vajzat dhe djemtë e cënueshëm, veçanërisht ata në situatë rruge dhe familjet e tyre” (shtator 2022 – nëntor 2024) – mbështetur financiarisht nga Zyra e BE-së dhe UNICEF – Zyra në Kosovë, TdhK planifikon të angazhojë dy (2) psikologe/ë, një në Ferizaj, dhe një në Gjakovë, si pjesë e ekipeve mobile, që do të ndihmojnë në përmirësimin e identifikimit, referimit dhe monitorimit me kohë të fëmijëve në situatë rruge në komunat e targetuara. Çdo ekip mobil përbëhet prej një punëtori social dhe një psikologu – që do të kenë rol kyç në identifikimin e kategorive të cënueshme të familjeve dhe fëmijëve, të cilët janë në situatë rrugë, kanë braktisur ose janë në rrezik të braktisjes së shkollimit, duke kontribuar në përmirësimin e referimit të tyre për mbështetje, si dhe në rritjen e numrit të rasteve të cilat adresohen në mekanizmat lokalë, me theks të veçantë në Tryezën Multidisciplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rasteve.

Për më tepër, ekipet mobile do të angazhohen në çdo ndërhyrje që synon ta mbështesë fuqizimin e fëmijës dhe familjes, ose çdo veprim tjetër që trajton shkaqet e të qenit në situatë rruge. Qëllimi është zhvillimi i aktiviteteve psiko-sociale me fëmijët në situatë rrugë, lehtësimin dhe organizimin e seancave mbi prindërimin pozitiv, si dhe përfshirjen në zbatimin e fushatave sensibilizuese me bazë në komunitet, për ta informuar publikun në lidhje me rreziqet dhe efektet e dëmshme, të cilave u ekspozohen fëmijët në situatë rruge.

Psikologu do të punojë në hapësirat e Qendrave përkatëse për Punë Sociale dhe si pjesë e ekipit mobil do të jetë në vazhdimesi përgjegjës për identifikimin në kohë, referimin, ndihmën dhe sigurimin e mirëqenies psiko-sociale për fëmijët në nevojë, fëmijët në situatë rruge, si dhe familjet e tyre. Ajo/ai do të angazhohet në planifikimin, organizimin, zbatimin dhe raportimin e aktiviteteve të projektit nën përgjegjësinë e saj/tij.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

Në bashkëpunim të ngushtë me punëtorin social dhe menaxherin e projektit, psikologu do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Zhvillon një plan veprimi mujor për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e projektit.
  • Kryen aktivitete sistematike informuese për të përmirësuar identifikimin në kohë të fëmijëve të cenueshëm dhe në situatë rruge.
  • Si pjesë e ekipit mobil dhe në konsultim me menaxherin e linjës, bën vlerësimin e nivelit fillestar të rrezikut të fëmijëve të identifikuar në situatë rruge.
  • Rastet me rrezik të mesëm/të lartë i referon menjëherë në Qendrën përkatëse për Punë Sociale (QPS) dhe/ose në njësinë adekuate të Policisë së Kosovës.
  • Bashkëpunon dhe merr pjesë në Tryezën Multidisiplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rasteve kur ftohet nga Qendra për Punë Sociale.
  • Kryen vlerësimin fillestar psikologjik të fëmijëve dhe prindërve në situatë rruge ose fëmijëve në pozitë të cenueshme, në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale.
  • Ofron këshillim psikologjik dhe/ose terapi për fëmijët dhe familjet, në përputhje me planin individual të veprimit të hartuar.
  • Si pjesë e ekipit mobil shërben si ndërlidhës ndërmjet shërbimeve dhe komuniteteve.
  • Ofron mbështetje emocionale për fëmijët dhe familjet e cënueshme.
  • Referon rastet e supozuara të çrregullimeve emocionale dhe mendore në shërbime të specializuara psikologjike dhe/ose psikiatrike.
  • Organizon aktivitete psikosociale me fëmijët dhe mbështet zbatimin e aktiviteteve me bashkëmoshatarë.
  • Bashkëpunon me akterët kryesorë lokalë, si QPS-të, Drejtorinë Komunale për Arsim, shkollat dhe OJQ-të, për të siguruar ofrimin e mbështetjes adekuate psikologjike për përfituesit e projektit dhe për të shmangur duplifikimin e mundshem të ndërhyrjeve.
  • Zhvillon dhe organizon programin e mbështetjes prindërore për familjet në nevojë, për të kontribuar në ngritjen e shkatësive të tyre prindërore, si dhe për të përmirësuar kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve.
  • Zhvillon trajnimin e adoleshentëve dhe të rinjve të cenueshëm në rritjen e aftësive të tyre të buta.
  • Identifikon në mënyrë proaktive nevojat e përfituesve dhe ndërmerr veprime për të rritur mundësitë e tyre të punësimit.
  • Në bashkëpunim me punëtorin social referon rastet në Qendrat e Aftësimit Profesional dhe Qendrat e tjera Burimore të Trajnimit.
  • Mbështet punonjësin social në zhvillimin e një plani mikro-biznesi për të fuqizuar ekonomiksiht familjet, si dhe ofron aktivitete që gjenerojnë të ardhura ose mundësi alternative praktike për përfituesit e identifikuar të projektit.
  • Angazhohet në hartimin, organizimin dhe zbatimin e mikro-iniciativave dhe veprimeve për rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi kërkim-lëmoshën dhe tema të tjera të lidhura me to.
  • Organizon aktivitete kreative të bazuara në art për djemtë dhe vajzat e cenueshëm, për të rritur vetëbesimin dhe qëndrueshmërinë e tyre.
  • Përditëson dhe monitoron rregullisht bazën e të dhënave për fëmijët dhe familjet në situatë rruge.
  • Merr pjesë në ngjarje publike, seminare dhe trajnime kur delegohet nga mbikëqyrësi.

PROFILI JUAJ

Kualifikimi dhe kompetencat:

  • Diplomë universitare në psikologji.
  • E preferueshme të ketë përvojë relevante të punës.
  • Përvoja e mëparshme në pozita të ngjashme në OJQ do të jetë vlerë e shtuar.
  • Gatishmëri dhe fleksibilitet për punën në terren dhe orarin.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të të shkruarit në shqip.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office.

APLIKIMI:

Aplikantët e interesuar duhet ta dorëzojnë CV-në dhe një letër motivuese në shqip ose anglisht, në adresën [email protected]

Ju lutemi shkruani në titull të emailit të aplikimit: “Psikolog/e, komuna në të cilën aplikoni (Ferizaji apo Gjakova), emrin dhe mbiemrin.

Politikat për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Politikat e Tdh-së për Menaxhimin e Rrezikut, duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Politikat për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual (PSEA), Politikën

Anti-Mashtrim/Korrupsion, Politikën e Sigurimit dhe Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t’u përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi ta keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.

Pajtueshmëria me GDPR:

Duke dërguar aplikacionin tuaj, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren në procesin e rekrutimit. Të gjitha dokumentet që do t’ua kërkojmë në hapa të ndryshëm të procesit të rekrutimit do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

I gjithë stafi i përfshirë në rekrutim dhe përzgjedhje është i vetëdijshëm se zbatohen rregullat për mbrojtjen e të dhënave dhe se informacioni personal do të trajtohet në mënyrë konfidenciale. Sipas politikës sonë, ne do t’i mbajmë dokumentet tuaja të aplikimit vetëm për periudhën e rekrutimit.

Kandidati i përzgjedhur do t’i nënshtrohet procesit të shqyrtimit të përcaktuar nga rregulloret e brendshme të TdhK-së dhe duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Tri referenca të plotësuara në formatin e TdhK-së që do të dërgohen direkt nga TdhK-ja;
  • Vërtetim të kontrollit të historikut penal nga Policia;
  • Vërtetim të kontrollit të historikut nga Gjykata;
  • Vërtetim i kontrollit mjekësor.