www.ofertapune.net Prokuror Disiplinor, Koordinator i Qendrës Trajnuese për Avokatë | PunaIme

Prokuror Disiplinor, Koordinator i Qendrës Trajnuese për Avokatë

Kompania

Oda e Avokatëve të Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-10-2024

Data e perfundimit

04-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment Ekzekutiv

Në mbështetje të nenit 150 dhe 152 të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës, nenit 7, 9, 29 dhe 35 të Rregullores për stafin e OAK-së, Këshilli Drejtues i OAK-së shpall:

K O N K U R S

Pozita: Prokuror Disiplinor

Paga: (1,380.00 EUR bruto)

Kushtet:

Përveç kushteve themelore për krijimin e marrëdhënies së punës, kandidati duhet të ketë:

  1. Fakultetin Juridik (katërvjeçar ose bachelor + master)
  2. Njohja e punës me kompjuter e obligueshme;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Prokurori Disiplinor kryen këto punë dhe detyra:

  • Pranon dhe bënë shqyrtimin e çdo fletëparaqitje ndaj avokatit apo praktikantit të avokatisë duke përfshirë inicimin dhe shqyrtimin ex-officio të rastit;
  • Përcakton nëse Zyra e Prokurorit Disiplinor ka juridiksion ndaj çështjes;
  • Bën hetimin e çdo fletëparaqitje, ndaj të cilës ka juridiksion;
  • Raporton rezultatet e hetimit në Komision Disiplinor;
  • Në rastet kur Zyra e Prokurorit Disiplinor përcakton ekzistimin e arsyes së bazuar për ndjekje    disiplinore, për përfaqësimin e interesave të OAK-ut në ndjekjen disiplinore të çështjes para Komisionit disiplinor;
  • Parashtron ankesat kundër vendimeve të shkallës së parë kur konsideron se ka arsye të bazuar;
  • Kryen punë të tjera të ngarkuara nga Drejtori Ekzekutiv.

Kohëzgjatja e punësimit:

Punësimi është me afat të pacaktuar, pas përfundimit me sukses të periudhës provuese prej 6 (gjashtë) muajsh.

Data e mbylljes së konkursit:

Konkursi është i hapur deri më datën 19 tetor 2024

Paraqitja e dokumentacionit:

Dokumentet e kompletuara dorëzohen në zyrat e Odës së Avokatëve të Kosovës, Rr. “Bekim Fehmiu pn.”, Kati IV, Prishtinë ose përmes e- mailit: [email protected].

Dokumentacionit i bashkëngjiten: CV-ja, një letër motivuese, dy referenca, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumente të tjera të nevojshme.

Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë për testim dhe intervistë do të informohen me shkrim ose përmes telefonit.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.

Për informata më të hollësishme të interesuarit mund të drejtohen me anë të e-mail adresës: [email protected] ose në numrat e telefonit: +383 38/610 101, çdo ditë pune prej orës 08:00-16:00. Kërkesat e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.


Në mbështetje të nenit 150 dhe 152 të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës, nenit 7, 9, 29 dhe 34 të Rregullores për stafin e OAK-së, OAK shpall:

K O N K U R S

Pozita: Koordinator i Qendrës Trajnuese për Avokatë

Paga: (1,150.00 EUR bruto)

Kushtet:

Përveç kushteve themelore për krijimin e marrëdhënies së punës, kandidati duhet të ketë:

  1. Diplomë Universitare;
  2. 3 vite përvojë pune;
  3. Njohja e punës me kompjuter e obligueshme;
  4. Njohja e gjuhës angleze e nevojshme.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinatori i Qendrës Trajnuese menaxhon dhe koordinon aktivitetet e Qendrës; 
  • Zbaton vendimet e Këshillit;
  • Zbaton programet trajnuese të Qendrës; 
  • Përfaqëson Qendrën Trajnuese para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare; 
  • Propozon projekt buxhetin vjetor të Qendrës; 
  • Merr pjesë në punën e Këshillit Drejtues të OAK-së dhe Këshillit Drejtues të Qendrës Trajnuese; 
  • Mbikëqyrë punonjësit e Qendrës; 
  • Përgatitë raporte të rregullta vjetore dhe raporte tjera sipas kërkesës së Këshillit; 
  • Angazhohet për gjetjen e fondeve shtesë për projektet e qendrës;
  • Kujdeset për shpenzimet financiare lidhur me realizimin e buxhetit të qendrës;
  • Kujdeset për fajlliminin e dokumentacionit i cili ka të bëjë me realizimin e aktiviteteve të qendrës; 
  • Kryen edhe punët e tjera në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore të Qendrës dhe sipas udhëzimeve të Drejtorit Ekzekutiv.

Kohëzgjatja e punësimit:

Punësimi është me afat të pacaktuar, pas përfundimit me sukses të periudhës provuese prej 6

(gashtë) muajsh.

Data e mbylljes së konkursit: 

Konkursi është i hapur deri më datën 19 tetor 2024.

Paraqitja e aplikacionit: 

Dokumentet e kompletuara dorëzohen në zyrat e Odës së Avokatëve të Kosovës, Rr. “Bekim Fehmiu pn.”, Kati IV, Prishtinë ose përmes e mailit: [email protected]. 

Aplikacionit i bashkëngjiten: CV-ja, letër motivuese, dy referenca, kopjet e dokumentacionit mbi

kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme.

Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen.  

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë për testim dhe intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet t’i sjellin në shikim

dokumentet origjinale.

Për informata më të hollësishme të interesuarit mund të drejtohen me anë të e-mail adresës:

[email protected] ose në numrat e telefonit: +383 38/610 101, çdo ditë pune prej orës 08:00 – 16:00. 

Kërkesat e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.