www.ofertapune.net Project Based Learning Coordinator / Technical Coordinator | PunaIme

Project Based Learning Coordinator / Technical Coordinator

Kompania

BONEVET Prishtina

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-11-2022

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

BONEVET Prishtina po kërkon një Project Based Learning Coordinator / Technical Coordinator , për të zhvilluar dhe menaxhuar projektet bashkë me anëtarët vjetorë në kuadër të programit BONEVET Labs në BONEVET Prishtina.

Kandidati/ja duhet të këtë njohuri teknike rreth mirëmbajtjes teknike të ambientit të punës, njohuri mbi përdorim të pajisjeve si 3D Printers, Lasercuters etj. si dhe të këtë pasion rreth zhvillimit të projekteve edukative.

RRETH BONEVET LABS:

Labs është programi i dytë i BONEVET, i ndërtuar mbi Edukimin. Aktivitetet në Labs bazohen në mësimin përmes projekteve, i hapur për moshat 11-18 vjeç.

Anëtarët vjetorë të programit Labs fillimisht eksperimentojnë dhe hulumtojnë mbi tema të ndryshme që kanë të bëjnë me fenomene dhe fusha të jetës me interes të veçantë. Përmes kësaj përfshirje ata krijojnë shprehi të punës, ndërtojnë vetëbesimin dhe përmirësojnë aftësitë bashkëpunuese.

Më tutje, ata avancojnë në zhvillimin e shërbimeve apo produkteve të cilat adresojnë sfida të komunitetit, zgjidhin probleme për biznese apo krijojnë direkt për tregun. Ata ndërtojnë karrierën e tyre për t’u bërë punëtorë të kualifikuar dhe të zellshëm të së nesërmes dhe ndërmarrës krijues dhe të guximshëm që do të rrisin punësimin.

Kualifikimet:

  •  Të jetë duke studiuar ose të ketë përfunduar nivelin bachelor të studimeve. Preferencë programet teknike. Përvoja e punës relevante është e pranueshme për këtë pikë.
  • Të ketë përvojë në përdorim të pajisjeve teknologjike dhe aktivizimit të tyre.
  • Të këtë njohuri, apo pasion për të mësuar rreth robotikës, programimit, dizajnit, mekanikës e elektronikës.
  • Të këtë pasion për punën me fëmijë dhe të rinjë në zhvillim të projekteve ekipore dhe individuale.
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe);
  • Të ketë aftësi të mira organizuese;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me orar fleksibil (kryesisht orari i pasdites 13:00 – 21:00);
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Project Based Learning Coordinator / Technical Officer:

  • Përpilon rregullat e përgjithshme të sigurisë në punë dhe mirëmbajtjes. Përkujdeset për vendosjen dhe zbatimin e tyre në hapësira dhe aktivitete.
  • Siguron mirëmbajtjen e përgjithshme teknike të hapësirës, pajisjeve dhe mjeteve digjitale të punës (website, task management, etj.) në aspektin teknik.
  • Përfshihet në projekte të madhësisë së ndryshme dhe sugjeron projekte për nxënësit e BONEVET Labs.
  • Asiston ekipin dhe mentoron nxënësit në projektet e tyre teknike.
  • Përfshihet aktivisht në aktivitetet e BONEVET Labs sipas koordinimit me Përgjegjësin/en për programin BONEVET Labs.
  • Mentoron klasë në fushat STEAM në kuadër të programit të edukimit.
  • Kontrollon dhe përditëson inventarin teknik të organizatës.
  • Përpilon listën e investimeve në pajisje dhe materiale teknike dhe koordinon blerje e tyre.
  • Përgatit dhe mirëmban të gjitha punët në formë të strukturuar digjitale.
  • Sigurohet që rregullat dhe procedurat e punës dhe sigurisë të ndiqen me përpikëri

Data e fundit për aplikim: 1 dhjetor, 2022 në 23:59.

Linku i aplikimit: https://forms.gle/9rtSHcYQp4o52Mr3A