Programi Junior
Data e publikimit
22-10-2024
Data e perfundimit
07-11-2024
Kategoritë
Aplikimi për Programin Junior
Programi Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale . Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë dhe në degët tona në qyetete të ndryshme. Ne po mirëpresim aplikantë që kanë për qëllim të zhvillohen duke qenë pjesë e një mjedisi me ritëm të shpejtë të punës. Prandaj, nëse jeni duke studiuar ekonomi, financë, teknologji, matematikë financiare, juridik, shkenca sociale – për të përmendur vetëm disa – ne jemi shumë të interesuar të ju takojmë.
Çfarë ofron programi?
- Trajnime profesionale nga profesionistët e BPB-së dhe konsulentë të jashtëm.
- Rotacion në disa departamente/ degë për të fituar njohuri të gjera.
- Punë në projekte reale.
- Orientim në karrierë.
- Bursë gjatë programit.
- Mundësi për punësim pas përfundimit të programit.
Kush mund të aplikojë?
- Studentët e vitit të fundit ose të diplomuarit rishtazi, nga të gjitha vendet e Kosovës.
- Ata që janë të motivuar, të gatshëm të mësojnë dhe të përballen me sfida.
- Ata që kanë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Ata që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të MS Office.
Si është procesi i aplikimit & përzgjedhjes?
- Plotësoni formularin online.
- Ejani ne testimin numerik & logjik.
- Pas përfundimit të suksesshëm të testimit, ju ftojmë në intervistë grupore.
- Intervistë individuale.
- Mirësevini në BPB!
Afati i aplikimit është deri me datë: 31 tetor 2024