Praktikë në Marketing dhe Shitje (2)

Kompania
Kolegji Europian i Kosovës
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
04/08/2020
Data e perfundimit
17-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shitje
Kolegji Europian i Kosovës ”ECK”, me bazë në Prishtinë në kuadër të Internship programit ofron mundësi për punë praktike në fushat e Marketingut, Social Media dhe Shitjes për (2) kandidatë.
Konkursi është i hapur deri më 17 Gusht 2020. Praktika zgjatë 3 muaj dhe varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/ës mund të vazhdohet dhe për 3 muaj të tjerë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, si edhe mban agjendën e përditshme në punët e marketingut, promovimit dhe rrjeteve sociale;
- Monitoron zhvillimin e konkurrencës dhe zhvillimin e nevojave të klientëve në teren;
- Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve rreth marketingut , blog content, takimeve;
- Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike dhe marrëdhëniet me publikun;
- Monitoron, kontrollon dhe raporton në tërësi aktivetin e marketingut, marketingut elektronik, marrëdhëniet me publikun dhe shërbimet administrative;
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve në marketing, promovim, komunikim;
- Përcaktimin e planit promovues (çfarë, kur, ku, sa gjate, si,), bazuar ne zhvillimet ne treg.
- Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati/ja duhet të jetë në studime apo i/e diplomuar në Arsimin Universitar;
- Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
- Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
- Shkathtësi të mira të komunikimit;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
- Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.
Benifitet nga praktika:
- Ambient profesional dhe miqësor të punës,
- Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen falas për stafin,
- Mundësi punësimi.
Si të aplikoni ?
Të gjithë kandidatët e interesuar, dërgoni CV-në, në emailin [email protected] duke shkruar në subjekt [Aplikim për praktikant]. Afati i fundit për aplikim 17 Gusht 2020.