Praktikantë në departamentin e Financave
Data e publikimit
11/08/2020
Data e perfundimit
20-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Praktikë
OXA Group shpall konkurs për Praktikantë në departamentin e Financave.
Lokacioni: Ferizaj
Periudha: 3 muaj (me pagesë)
Orari: 09:00-16:00
Përshkrimi
OXA Group kërkon student/e të fushës së Ekonomisë, të interesuar për të kryer punë praktike në fushën e lartpërmendur.
Përmes kësaj pune praktike kandidatët do të mund të pasurojnë njohuritë e tyre teorike me ato praktike.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Ndihmon mentorin e tij/saj në të gjitha punët që kërkohen;
- Përcjell kryerjen e punëve nga mentori/ja për të përvetësuar sa më shumë nga përvoja e tij/saj;
- Mëson përdorimin e software-ve të kompanisë, si Microsoft Dynamics AX;
- Ndihmon rreth punëve administrative;
- Si dhe punë të tjera të caktuara nga mentori/ja të ndërlidhura ma natyrën e punës.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jenë student apo të diplomuar të fakultetit ekonomik apo fushave tjera relevante;
- Të jenë të moshës 18-25 vjet;
- Të kenë njohuri shumë të mira në MS Office (Word, Excel dhe Outlook);
- Të kenë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
- Të jenë dinamik, fleksibil, kreativ, dhe të gatshëm për punë në ekip.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV tuaj në postën elektronike [email protected] duke cekur pozitën në subjekt.
Aplikimi mbetet i hapur deri me datë 20/08/2020.
Apliko këtu