Praktikantë (3)
Data e publikimit
15-09-2023
Data e perfundimit
21-03-2024
Lloji i orarit
Intern
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
MUNDËSI ANGAZHIMI PËR PUNË PRAKTIKE
Organizata: Advocacy Training and Resource Center – ATRC
Projekti: USAID Justice Activity in Kosovo
Titulli i pozitës: Praktikant
Numri i pozitave: 3
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjilan, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata Themelore në Ferizaj.
Kohëzgjatja e punës: 6 muaj me pagesë (me mundësi vazhdimi edhe për 6 muaj të tjerë)
A jeni gati të ndikoni në cilësinë e ofrimit të shërbimeve të drejtësisë? Advocacy Training and Resource Center – ATRC, në kuadër të projektit të USAID-it për Drejtësi në Kosovë, ka kënaqësinë të ju njoftojë për pozitën e Praktikantëve Gjyqësorë në kuadër të programit të ri Justice Hot Spots.
Justice Hot Spots është program inovativ dhe transformues që gërshëton parimet e drejtësisë procedurale me fuqinë e rinisë për ndryshim. Ky program do të trajtojë sfidat sistematike brenda sistemit të drejtësisë duke angazhuar praktikantë në pilot gjykatat në Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë.
Praktikantët e përzgjedhur do të trajnohen nga një ekspert ligjor për të shërbyer në gjykatat e lartëpërmendura për të avancuar më tej iniciativën për drejtësi procedurale. Ata do të punojnë ngushtë me stafin e gjykatave për të zvogëluar hendekun në mes proceseve gjyqësore dhe qytetarëve të cilët hasin vështirësi në navigimin e sistemit të drejtësisë.
Ky program do të promovojë parimet e mëposhtme:
- Neutraliteti: Praktikantët do të mbajnë një qëndrim neutral dhe të paanshëm gjatë ndihmës ndaj qytetarëve, duke garantuar trajtim të drejtë dhe ndershmëri në ballafaqimin e qytetarëve me procedura të ndryshme. Ata do të lehtësojnë komunikimin në mes të zyrtarëve të gjykatës, përfaqësuesve ligjorë dhe qytetarëve, duke promovuar transparencën dhe mirëkuptimin.
- Zëri: Praktikantët do të jenë zëri i atyre që mund të ndjehen të pa zë apo të margjinalizuar brenda sistemit të drejtësisë. Ata do të dëgjojnë aktivisht qytetarët, do të kuptojnë shqetësimet e tyre dhe do të sigurojnë që zërat e tyre të dëgjohen dhe respektohen gjatë proceseve gjyqësore.
- Respekti: Praktikantët do të respektojnë dinjitetin e qytetarëve gjatë ballafaqimit të tyre me procedura gjyqësore. Ata do të ofrojnë mbështetje, do të adresojnë pyetjet apo shqetësimet, si dhe do të sigurohen që qytetarët të kuptojnë procedurat dhe të drejtat e tyre brenda sistemit të drejtësisë.
- Kuptimi: Praktikantët do të rrisin besimin në sistemin e drejtësisë duke nxitur komunikimin e hapur dhe të sinqertë. Ata do të ofrojnë informacione të sakta, do të shpjegojnë procedurat ligjore dhe do të lidhin qytetarët me burime të rëndësishme, përfshirë shërbimet e ndihmës juridike, shërbimet online të gjykatës dhe shërbime tjera mbështetëse.
Përmes kësaj mundësie unike të punës praktike, kandidatët do të fitojnë përvojë të çmuar praktike dhe do të zhvillojnë njohuri më të thella mbi rëndësinë e drejtësisë procedurale. Kjo ndërhyrje do të kontribuojë në ndërtimin e një mendësie për drejtësi procedurale për brezat e ardhshëm të profesionistëve ligjorë. Ata do të kontribuojnë aktivisht në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve administrative, do të përmirësojnë qasjen në drejtësi për komunitete të margjinalizuara, si dhe do të nxisin ndryshime pozitive përbrenda sistemit të drejtësisë.
Kualifikimet e nevojshme:
- Arsimi Universitar, përkatësisht Diplomë të Fakultetit Juridik;
- Njohuri e parimeve juridike, proceseve gjyqësore dhe procedurave ligjore;
- Kandidatët duhet të jenë në gjendje të komunikojnë qartë dhe efektivisht me individët që përballen me sfida ligjore, zyrtarët gjyqësorë, përfaqësuesit ligjorë dhe palët e tjera të interesuara. Kjo përfshin komunikimin verbal dhe shkrimor;
- Empati dhe aftësi të dëgjimit aktiv për të kuptuar shqetësimet, nevojat dhe pikëpamjet e individëve që përballen me çështje ligjore;
- Pasi që praktikantët do të jenë kontakti i parë i qytetarëve me systemin e drejtësisë, kandidatët duhet të kenë integritet dhe të jenë neutral dhe të pavarur në nderveprimet e tyre me qytetarët;
- Të jenë në gjendje të analizojnë situatat, të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme dhe të shfletojnë skenarë ligjorë të ndërlikuar.
- Ndjeshmëri të lartë kulturore dhe të komunikojnë efektivisht me persona nga komunitetet e ndryshme etnike, fetare, sociale dhe me orientime të ndryshme seksuale;
- Aftësi të mira të menaxhimit të kohës për të balancuar përgjegjësitë e tyre, për të përmbushur afatet dhe për të ndihmuar efektivisht palët;
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj dhe një Letër Motivuese (jo më shumë se një faqe) duke vendosur në subject (INTERN – EMRI MBIEMRI) në adresën [email protected] deri më 30 Shtator 2023 ora 16:00.