Praktikant/e për Shitje Direkte në Telemarketing

Kompania

TEB ShA

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14/07/2021

Data e perfundimit

31-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Praktikë

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë për pozitën: Praktikant/e për Shitje Direkte në Telemarketing në Zyren Qendrore.

Përgjegjësitë

  • Thirrja e klientëve për shitjen e produkteve TEB tek ata;
  • Ofrimi i shërbimeve shumë profesionale për klientët e TEB-it;
  • Të jenë shumë të qetë dhe dëgjues i mirë në pyetjet e klientëve dhe gjithmonë të ofrojnë këshilla / përgjigje miqësore për klientët;
  • Procesimi kohë pas kohe i aplikacionit Starcard në sistem sipas procedurës;
  • Sigurimi për të identifikuar të gjitha nevojat e klientëve;
  • Të vepruarit sipas politikës së çmimeve të Bankës;
  • Kryerja e çdo detyre tjetër të kërkuar nga Divizioni i Biznesit të Kartelave dhe POS;
  • Raportimi tek pozicionet më të larta të tij si Udhëheqësi i Ekipit dhe i Biznesit të Kartelave kur është e nevojshme për të gjitha problemet / sugjerimet që mund të hasen gjatë punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë e dëshmuar në shitje; përvojë si koordinator i shitjeve ose në pozicione të tjera administrative do të konsiderohet një plus;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Aftësi të organizimit, i përgjegjshëm dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të komunikimit dhe të shprehurit verbal;
  • Lojtar ekipi me nivel të lartë të përkushtimit;
  • Preferohet diplomë e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi;
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B;

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 31.07.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Apliko këtu