Praktikant/e për Gazetar në Sektorin e Ekonomisë (2)
Data e publikimit
21-10-2024
Data e perfundimit
05-12-2024
Lloji i orarit
Intern
Kategoritë
Gazetari, Shtyp & Media
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Merr informacion mbi të gjitha zhvillimet për fushën e ekonomisë;
- Gjen dhe ndihmon në realizimin e temave dhe intervistave që lidhen me zhvillimet në sektorin e ekonomisë
- Mban kontakt të vazhdueshëm me redaksinë nëpërmjet kryeredaktorit dhe redaktorëve për të komunikuar gjatë ditës për ngjarje dhe zhvillime të ndryshme;
- Gazetari/ praktikanti duhet të kontaktojë dhe informojë redaksinë për zhvillime dhe ngjarje të ndryshme të fushës që mbulon;
- Ndihmon në realizimin detyra të tjera shtesë dhe merr përsipër përgjegjësinë për ti kryer ato sipas rastit;
- Të tregojë gatishmëri dhe vullnet për punë.
KËRKESAT:
- Të jetë student I gazetarisë apo të ketë përfunduar nivelin bachelor të studimeve;
- Të ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në skuadër;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Njohuri të mira të programeve që lidhen me Microsoft Office.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” apo në email-in [email protected]