Praktikant/e në Shitje
Data e publikimit
09/06/2020
Data e perfundimit
18-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shitje
Praktikanti/ja i/e Shitjes i raporton Udheheqesit te Ekipit ne Dyqan dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Merret me shitjen, kontratat e shitjes, instalimet e reja, zëvendësimin e pajisjeve dhe me çdo pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me proceset, procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë, dhe promovon shitjen e produkteve.
- Prezanton oferta shtesë të IPKO-s për klientët duke u përpjekur që të rrisë shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
- Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve me qëllim që të siguroj të dhëna të përditësuara në sistem.
- Kontrollon prezencën dhe dukjen e telefonave mobil dhe aksesorëve të tjerë në dyqan.
- Numëron stokun me Udhëheqësin e Ekipit dhe identifikon diferencat kur bëhet krahasimi me POS dhe me sisteme të tjera.
- Merret me të gjitha pagesat dhe është përgjegjës për paratë e marra gjatë ndërrimit.
- Bën bilancin dhe verifikimin e parave të gatshme ditore dhe ia dorëzon paratë Udhëheqësit të Ekipit për procesim të mëtejmë.
- Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyeshme për: Regjistrimin e të dhënave; hartim të raporteve dhe raportim; aftësi për t’i kuptuar klientët dhe të jetë i përqendruar në klientë; teknikat e shitjes, Pakon MS Office.Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Pejë
Afati i fundit për aplikim është data 18.06.2020