www.ofertapune.net Praktikant/e (41) | PunaIme

Praktikant/e (41)

Kompania

Këshilli Gjygjësor i Kosovës

Lokacioni

Ferizaj , Kaçanik , Shtërpcë

Data e publikimit

17-11-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

PËRSHKRIMI

Bazuar në nenin 3 të Rregullores Nr.08/2017 për Praktikantë vullnetarë (pa pagesë), për kohë të caktuar,  në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, Gjykata Themelore në Ferizaj  

Shpall:

K O N K U R S

Nr.03/2022

Titulli i vendit të punës: Praktikantë 

  1. Gjykata Themelore në Ferizaj … tridhjetë (30) pozita
  2. Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik … tetë (8) pozita dhe
  3. Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë  tri (3) pozita. 

Pozita Nr.1  

  • Titulli i pozitës: Praktikantë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Ferizaj 
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një (1) viti, pa pagesë.
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Administratori i Gjykatës 

Pozita Nr.2  

  • Titulli i pozitës: Praktikantë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një (1) viti, pa pagesë.
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës Administratori i Gjykatës 

Pozita Nr.3  

  • Titulli i pozitës: Praktikantë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një (1) viti, pa pagesë.
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës Administratori i Gjykatës 

Përshkrimi i detyrave të punës: 

Detyrat e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve si  dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi. 

Detyrat kryesore:  

  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve si dhe në  menaxhimin e tyre në përgjithësi;
  • Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë me futjen e shkresave të lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë / Degë të Gjykatës duke përfshirë  regjistrimin e shkresave të lëndës etj,
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës së Gjykatës. 

Kualifikimet: 

  • Diplomë e Fakultetit Juridik, programi i studimeve katër (4) vjeçare, apo 240 kredi ECTS ose  Master;
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore dhe 
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë për  përpilimin e dokumenteve ligjore si dhe shkathtësi komunikimi në të folur. 

VËREJTJE: 

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatë të jashtëm.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil,  Nr. 03/L- 149, Rregullores, Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, si dhe  Rregullores Nr. 08/2017 për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e SKGJK-së.
  • Konkursi publikohet me datë 11/11/2022 dhe mbyllet me datë 25/11/2022. 

Aplikacionet mund t’i merrni në Zyrën e Pranimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Rr. Sali  Çeku” pn. dhe po ashtu, aplikacionet mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike në Web portalin e  Këshillit Gjyqësor të Kosovës: www.gjyqesori-rks.org 

Aplikacionet e plotësuara mund t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Rr. Sali Çeku” pn.  si dhe përmes postës – kodi postar 70000.  

  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në Nenin 11, par.3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së  Kosovës.

Aplikacioni e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të  gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkuroni. 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: 

  • Kopja e diplomës apo certifikatës universitare, 
  • Kopja e letërnjoftimit dhe
  • Certifikatën që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale. 

Shkarko Aplikacionin

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me  shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë. 

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion, kandidatët nuk kanë të drejtë t’i tërheqin prapa.
  • Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësie mund të kontaktoni në numrat e tel./fiks: 0290/ 321 009  dhe 0290/ 320 261.