Pozita – Planifikues (Supply chain) (2)
Data e publikimit
08/06/2020
Data e perfundimit
21-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 2 vende pune:
Pozita – Planifikues (Supply chain)
Përgjegjësia: Analizimi dhe planifikimi i furnizimit
Edukimi: Bachelor
Përvoja: 6 muaj pune ne menaxhment
Detyrat:
- Analiza e shitjeve;
- Kontaktimi me furnitorët;
- Përcjellja e trendeve të shitjes;
- Projektimi i furnizimit vjetor konform rezulatetve analitike të shitjes dhe blerjes;
- Planifikimi dhe orgnizimi i furnizmit tremujor;
- Kontaktimi i kompanive furnizuese për mbarëvajtjen e furnizimi;
- Koordinimi i furnizuesve dhe transportuese me qëllim të arritjes se mallit ne kohe;
- Raportimi i të dhënave dhe rezulatetve të analizës te Menaxhmenti.
Shkathtësitë tjera:
- Njohja e punës me kompjuter;
- Njohja e programeve të Office;
- Aftësi për punë nën presion të kohës;
- Aftësi komunikuese;
- Gjuha Angleze (e obligueshme).
Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Konkursi është i hapur nga data 08 Qershor 2020 deri më 20 Qershor 2020.