www.ofertapune.net Përsëritje e konkursit për tre vende të lira pune | PunaIme

Përsëritje e konkursit për tre vende të lira pune

Kompania

Pallati i Rinisë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-05-2023

Data e perfundimit

06-06-2023

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L- 087 Për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.03/L-087 Për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012) dhe në bazë të nenit 17 të Statutit, Bordi i Drejtorëve i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2023, mori vendim të PËRSËRITËT:

KONKURSI PUBLIK

Për plotësimin e një (1) pozite

  1. Titulli i punës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit Vendi: Prishtinë.

Ndërmarrja: N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë.

I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve.

Mandati: 3 vite

  1. Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve, dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, (ii), si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) dhe (iii) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të posedojë diplomë universitare- Fakulteti ekonomik nga Fusha e Financave/kontabilitet. (Ekonomist i diplomuar ose master në shkenca ekonomike);
  • Të posedojë përvojë profesionale mbi (5) pesë vite nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
  • Të ketë shkathtësi kompjuterike, posaçërisht mbi sistemet e avancuara në fushën e financave/kontabilitetit;
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
  • Njohja e gjuhës angleze (e dëshirueshme);
  1. Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
  • Është përgjegjës për zbatimin e të gjitha dispozitave financiare dhe standardeve të kontabilitetit, ligjet e aplikueshme në Kosovë të cilat rregullojnë çështjet financiare dhe aktet normative të ndërmarrjes;
  • Organizon udhëheq dhe kontrollon punën e departamentit financiar;
  • Mban përgjegjësi për pagesën e obligimeve financiare në pajtim me rregulloret financiare;
  • Mban evidencë dhe dokumentacion të saktë për investimet dhe pagesat e ndërmarrjes;
  • Përcjell dispozitat financiare në fuqi dhe literaturën profesionale dhe mban përgjegjësi nëse nuk aplikohen ligjet në fuqi;
  • Kujdeset për pasurinë e ndërmarrjes, monitoron punën e komisioneve, kontrollon hyrje -daljet financiare në përgjithësi;
  • Përcjell gjendjen financiare në banka dhe bashkëpunon me institucionet bankare dhe organet tjera në interes të ndërmarrjes;
  • Përgatit llogaritë periodike dhe përfundimtare;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e transfereve bankare përkatësisht pagesave me dokumentacion mbështetës dhe siguron KE-në se pagesa është në rregull;
  • Harton, zbaton dhe kontrollon zbatimin e proceduarave financiare nga vartësit;
  • Është përgjegjës të kontrollojë mbajtjen në rregull të arkivit të dokumentacionit të kontabilitetit dhe atij financiar;
  • Zhvillon dhe zbaton rregullat e brendshme të kontrollit si dhe udhëzimet dhe procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve dhe mbajtja e llogarive;
  • Është përgjegjës për rregullsinë e proceseve në funksionin e kontabilitetit në kompani, përgatit dhe zbaton procedurat e kontabilitetit sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Të përgatis të dhënat e ndërmarrjes për auditim;
  • Mbanë përgjegjësi për kryerjen e regjistrimeve dhe barazimeve të pasurisë së Ndërmarrjes;
  • Përgatit raportet periodike dhe vjetore të Ndërmarrjes për KE dhe Bordin e Drejtorëve.
  • Ushtron kujdes për ecurinë e shpenzimeve të Ndërmarrjes, pagesën e obligimeve Ligjore dhe afarizmin e Ndërmarrjes;
  • ZKFTH i raporton KE-së si dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Kryen edhe punë të tjera, për të cilat autorizohet nga KE dhe Bordi i Drejtorëve.
  1. Informatë për procedurën e konkurimit
  • Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
  • Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmit mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional;
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Deklarata nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2 të Ligjit të NP e cila mund të shkarkohet nga uebfaqja e Kompanisë;
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.
  • Të gjitha dokumentet, duhet të jenë kopje (vetëm diploma mbi shkollën e kryer e noterizuar) dhe të njëjtat nuk kthehen.
  1. Afati i Konkursit:

Konkursi publik është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga data 10.05.2023 deri me datën 25.05.2023.

Të interesuarit mund t’i dorëzojnë kërkesat (aplikacionet) e tyre me dokumentet tjera relevante të mbyllura në zarf dhe atë në arkivin e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, Rr. Luan Haradinaj p.nr., Prishtinë, duke filluar nga data 10.05.2023 deri me datën 25.05.2023, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30, të adresuara për: “BORDIN E DREJTORËVE” të N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë.

Formulari për kërkesë (aplikim) dhe Deklarata nën betim, mund të shkarkohen nga web-faqja e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë në http://www.pallatirinise.com/ ose mund të merren në zyret e Ndërmarrjes.

  1. Vërejtje:

Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar, të paplotësuar dhe jo-adekuat dhe jashtë afatit të konkurrimit, do të refuzohen.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë.

Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L- 087 Për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.03/L-087 Për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012) dhe në bazë të nenit 17 të Statutit, Bordi i Drejtorëve i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2023, mori vendim të PËRSËRITËT:

KONKURSI PUBLIK

Për plotësimin e një (1) pozite

  1. Titulli i punës: Këshilltari i Përgjithshëm/Sekretari i Korporatës

Vendi: Prishtinë.

Ndërmarrja: N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë.

I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve.

Mandati: 3 vite

  1. Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve, dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, (ii), si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) dhe (iii) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të posedojë diplomë universitare -Fakulteti Juridik (jurist i diplomuar ose master në shkenca juridike);
  • Të posedojë së paku pesë (5)vite përvojë profesionale nga fusha e qeverisjes korporative ose tё drejtёs sё shoqërive tregtare;
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
  • Të posedojë njohuri të punës me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze (e dëshirueshme);
  1. Këshilltari i Përgjithshëm/Sekretari i Korporatës, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
  • Shërben si sekretar i Bordit të Drejtorëve dhe është pikë qendrore e Komunikimit me Komisionin Komunal tё Aksionarëve mbi funksionimin e Ndërmarrjes;
  • Tё sigurojë përcjelljen e procedurave nga Bordi, ku bëjnë pjesë organizimi i takimeve tё Bordit, komiteteve të Bordit dhe aksionarëve dhe në bashkëpunim me Kryesuesin e Bordit bënë përgatitjen dhe shpërndarjen e rendit të ditës;
  • Tё mbajë procesverbalin e takimeve dhe t`i shpërndajë ato tek drejtorët dhe Komisioni Komunal i Aksionarëve;
  • Të mbajë procesverbalin e secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit (nëse nuk kërkohet ndryshe nga kryesuesi i tyre), dhe t’i regjistrojë ato në librin e protokollit;
  • Vepron si agjent i ndërmarrjes për pranimin e njoftimeve, të bëjë sigurimin e rrjedhjes sё mirё tё informatave brenda Bordit, komiteteve tё tij dhe nё mes tё Bordit dhe menaxherëve tё lartё tё Ndërmarrjes;
  • Këshillat dhe shërbimet e Sekretarit të Korporatës duhet të jenë në dispozicion të të gjithë drejtorëve të Bordit dhe duhet të sigurojë, që ato përputhen me procedurat e Bordit.
  • Mirëmban regjistrin e të dhënave të ndërmarrjes;
  • Përcjell ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen duke informuar Bordin dhe menaxhmentin e kompanisë për ndryshimet si dhe përgatitë udhëzimet e nevojshme për menaxhmentin e kompanisë;
  • Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse, siç mund të kërkohet me Ligjin për ndërmarrjet publike ose nga statuti i ndërmarrjes;
  • Koordinon me KE përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
  • Merret me çështjet tjera tё qeverisjes së ndërmarrjes sipas nevojës.
  1. Informatë për procedurën e konkurimit
  • Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
  • Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmit mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional;
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Deklarata nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2 të Ligjit të NP e cila mundë të shkarkohet nga uebfaqja e Kompanisë;
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.
  • Të gjitha dokumentet, duhet të jenë kopje (vetëm diploma mbi shkollën e kryer e noterizuar) dhe të njëjtat nuk kthehen.
  1. Afati i Konkursit:

Konkursi publik është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga

data 10.05.2023 deri me datën 25.05.2023.

Të interesuarit mund t’i dorëzojnë kërkesat (aplikacionet) e tyre me dokumentet tjera relevante të mbyllura në zarf dhe atë në arkivin e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, Rr. Luan Haradinaj p.nr., Prishtinë, duke filluar nga data 10.05.2023 deri me datën 25.05.2023, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30, të adresuara për: “BORDIN E DREJTORËVE” të N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë.

Formulari për kërkesë (aplikim) dhe Deklarata nën betim, mund të shkarkohen nga web-faqja e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë në http://www.pallatirinise.com/ ose mund të merren në zyret e Ndërmarrjes.

  1. Vërejtje:

Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar, të paplotësuar dhe jo-adekuat dhe jashtë afatit të konkurrimit, do të refuzohen.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë.

Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L- 087 Për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.03/L-087 Për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), Bordi i Drejtorëve i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur me datën, 10.05.2023, mori vendim të PËRSËRITËT:

KONKURSI PUBLIK

Për plotësimin e një (1) pozite

  1. Titulli i punës: ZYRTAR/E PËR AUDITIM TË BRENDSHËM Vendi: Prishtinë.

Ndërmarrja: N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë.

I përgjigjet: Komisionit të Auditimit

Mandati: 3 vite

  1. Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Komisioni i Auditimit dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, (ii), si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) dhe (iii) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  1. Përvoja e punës mbi 5 vjet pas diplomimit ne pozitën Menaxhuese të Auditimit (përparësi kane kandidatet qe kane përvojë ne pozitën e njëjtë në ndërmarrje publike) (dëshmi e noterizuar);,
  2. Shkollimi Universitar Fakulteti Ekonomik nga Fusha e Financave/kontabilitetit (Ekonomist i diplomuar ose Master në shkencat ekonomike)– (dëshmi e noterizuar);.
  3. Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (dëshmi e noterizuar);
  4. Të jetë i licencuar për auditor apo të ngjashme Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave (SCAAK, ACCA) (dëshmi e noterizuar);
  5. Kontrata/at e punës për pozitat qe janë relevante me pozitën e Auditorit te brendshëm,
  6. Vendimet mbi shkëputjen/dorëheqjen/shkarkimin nga pozita relevante nga punëdhënësi paraprake,
  7. Trusti pensional,
  8. Referencat mbi vlerësimin e performancës ne pozitat relevante nga punëdhënësi i paraprake,
  9. Certifikata nga gjykata themelore qe nuk është nen hetime (jo me e vjetër se 6 muaj)
  10. Kopja e letërnjoftimit
  11. Certifikata e lindjes (jo me e vjetër se 6 muaj)
  12. Njohja e punës me kompjuter (Microsoft Office)
  13. Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
  14. Të këtë integritet të lartë moral e profesional;
  15. Të jetë objektiv e i paanshëm;
  16. Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë Ligjin për NP dhe ligjet tjera që kanë të bëjnë me kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e financave;
  17. Aftësi të komunikimit, planifikimit të punës dhe udhëheqjes të aktiviteteve tё auditmit;
  18. Aftësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  19. Aftësi të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë;
  20. Aftësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
  21. Njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike;
  22. Të gjitha dokumentet si dëshmi, duhet të jenë të noterizuara.

           3.Zyrtar/e për Auditim ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Ushtron funksionin në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L-021 dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministria e Financave;
  • Përgatit raporte obligative ligjore të auditimit duke identifikuar përparësitë dhe dobësitë, përfshirë dhënien e rekomandimeve dhe konkluzioneve;
  • Prezanton dhe raporton rregullisht tek Komisioni i Auditimit, raportet e auditimit për aprovim si dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Komisioni i Auditimit;
  • Rregullisht shqyrton gjendjen financiare të ndërmarrjes, kërkesat e planifikuara financiare dhe përmes vërejtjeve apo sugjerimeve njofton Komisionin e Auditimit kur e konsideron të nevojshme.
  • Rregullisht e verifikon funksionimin e rregullt të kontrolleve të brendshme dhe nëse e konsideron të nevojshme njofton Komisionin e Auditimit përmes vërejtjeve apo sugjerimeveme shkrim.
  • Rregullisht verifikon përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të punës të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i ndërmarrjes duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahen në pajtim me standardet e kontabiliteti dhe ligjet ne fuqi. Kujdes të veçante ushtron që projekt – deklaratat financiare vjetore të përgatitet në mënyre të rregullt dhe lidhur me ketë ti raportoj Komisionit të Auditimit kur e konsideron të nevojshëm.
  • Verifikon përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat garantojnë se ndërmarrja zbaton standardet dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
  • Kryen vlerësim të pavarur të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve përmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe informative të ndërmarrjes.
  • Përcakton llojin dhe tekniken e auditimit të brendshme për secilin rast konkret duke u bazuar në ligjet pozitive, aktet normative praktiken e mire dhe njohurit profesionale.
  • Koordinon mënyrën e bashkëpunimit me auditorët e jashtëm dhe kujdeset që palët të jenë në dijeni, siguron dokumentacionin e nevojshëm dhe raporton për fushat gjegjëse, financiare dhete prokurimit por duke pasur për baze konfidencialitetin.
  • Propozon masat qe duhet të ndermirën nga ndërmarrja për ngritjen e efikasitete dhe zbatimit të rregullave gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
  • Zbaton të gjitha rregullat dhe standardet të cilat kanë të bëjnë me auditimin e brendshme duke i raportuar Komisionit të Auditimit.
  • Duhet të demonstroj integritet personal dhe profesional duke bashkëpunuar me Komisionin e Auditimit.
  • Kryen edhe punë të tjera për të cilat kërkohet nga Komisioni i Auditimit.
  • Komisioni i Auditimit ka kompetencën ekskluzive për emërimin, shkarkimin dhe zëvendësimin e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm, i cili shërben për Komisionin e Auditimit, i cili mundet, në çdo kohë dhe me shumicë votash, ta ndërpresë kontratën e këtij zyrtari me ose pa deklarimin e arsyes.

Apliko këtu