www.ofertapune.net Përfaqësues Mjekësor (Shitje) | PunaIme

Përfaqësues Mjekësor (Shitje)

Kompania

Natura Therapy

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-06-2023

Data e perfundimit

05-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

NATURA THERAPY është një kompani vendase lider që prodhon një gamë të gjerë suplementesh ushqimore inovative, të destinuara për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin e njeriut. Sipas strategjisë së saj të zhvillimit dhe vëllimit të shtuar të punës, kompania ka nevojë për punësim të

PËRFAQËSUESIT MJEKËSOR PËR SHITJE

Nëse keni përvojë dhe njohuri për sektorin e kujdesit shëndetësor dhe tregun farmaceutik në Kosove ne ju ofrojmë mundësinë të punoni me përgjegjësitë e mëposhtme

Detyrat e punës përfshijnë:

  • Vizita të rregullta te blerësit dhe pikat e shitjes në terren (vizita te mjekët dhe farmacitë);
  • Organizimi dhe udhëheqja e prezantimeve, edukimi dhe motivimi mes blerësve;
  • Regjistrimi i suplementeve ushqimore dhe punë të tjera administrative.

Kushtet e punës:

  • Diplomë universitare – Farmaci, Fakulteti i Mjekësisë ose Biokimi;
  • Eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm;
  • Punë në kompjuter;
  • Patentë shoferi,kategoria B;
  • Aftësi të forta prezantuese dhe aftësi negociuese;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur dhe fleksibilitet për të punuar në terren.
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected]
Bashkangjitu dhe ti Në EKIPIN FITUES Të call-operatorëve(agjentëve) të NATURA THERAPY