www.ofertapune.net Përfaqësues/e Mjekësore | PunaIme

Përfaqësues/e Mjekësore

Kompania

Solution D Medical

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-10-2024

Data e perfundimit

07-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS PUNE 

Titulli i vendit të punës:Përfaqësues/e Mjekësore

Vendndodhja: Zyra në Prishtinë

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë 

  • Kryerja e vizitave të rregullta te mjekët, farmacistët dhe profesionistet e tjere shëndetësor, ne te gjithe rajonin për të prezantuar dhe promovuar produktet mjekesore të kompanisë.
  • Përgatitja dhe ndjekja e një plani të rregullt të vizitave për mjekët dhe farmacitë ne te gjithe rajonin, për të rritur ndërgjegjësimin dhe përdorimin e produkteve mjekesore.
  • Analizimi i tendencave të tregut.
  • Përcjellja dhe përkthimi i broshurave, katalogjeve dhe fletushkave të produkteve mjekësore, sipas nevojave të mjekëve dhe pacientëve.
  • Përfaqësimi i kompanisë në konferenca, seminare dhe evente të tjera të fushës mjekësore për të promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin për produktet mjekesore. 
  • Përgatitja e raporteve periodike dhe analizimi i shitjeve për të siguruar arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
  • Menaxhimi dhe planifikimi i stoqeve të produkteve për shitje.
  • Planifikimi dhe përgatitja e porosive të produkteve bazuar në kërkesat e klientëve.
  • Përgatitja e ofertave sipas nevojave dhe kërkesave të klientëve.
  • Te jete i/e gatshme te udhëtoje jashtë shtetit per trajnime dhe konferenca.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Diplomë universitare, e preferueshme në fushën e mjekësisë;
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
  • Të posedojë patentë shoferi, e domosdoshme;
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me palët bashkëpunuese;
  • Aftësi për të menaxhuar stresin dhe trajtuar detyra të shumta e të ndryshme në të njëjtën kohë dhe ndarja e tyre me prioritet; 
  • Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të
  • përmbushur afatet;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
  • Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;

Dokumentet e nevojshme për aplikim: 

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Dëshmi për përvojën e punës;

Dërgoni aplikacionet tuaja përmes butonit “Apliko Këtu” ose tek: [email protected]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë 

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?