www.ofertapune.net Përfaqësues/e i/e Shitjes (4) | PunaIme

Përfaqësues/e i/e Shitjes (4)

Kompania

Smeg

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-09-2022

Data e perfundimit

28-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Kompania SMEG Kosova, brand fitues i çmimeve ndërkombëtare, për kuzhinën tuaj. Smeg i dizenjuar nga arkitektë dhe stilistë të njohur ndërkombëtarisht shume shpejt vjen me nje perfaqesi zyrtare dhe ne Kosove. Per te ndertuar ekipin tone, kompania kërkon të punësojë 4 persona në pozicionin e përfaqësuesit të shitjeve në show room.
Kandidatët duhet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, eksperiencë në pritjen dhe zbulimin e nevojave të klientit si dhe bindës në përcjelljen e informacionit me qëllim final realizimin e shitjes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të informojnë klientët mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e ofruara;
  • Të ofrojnë shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve;
  • Të ndjekin me përpikmëri proceset e punës sic përcaktohet në udhëzimet e përcaktuara paraprakisht;
  • Të tregohet bashkëpunues me të gjithë sektorët brenda kompanisë për të mundësuar realizimin me sukses procesit të shitjes;
  • Të realizojë aktivitetin e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve dhe arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
  • Të tregojë kujdes ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe komode për klientët;
  • Bashkëveprim të ngushtë me departamentin e shërbimit ndaj klientit për ndjekjen me përpikmëri të kërkesave të klientëve
  • Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë;

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë Universitare.
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve në të njëjtin sektor përbën avantazh.
  • Prefrohet me njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
  • Aftësi të mira kompjuterike të paketës Office dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet e aplikuara të shitjes (per kete do te trajnohet ne kompani;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Të jetë person energjik dhe i motivuar, i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
  • I/e disponueshem për të punuar me turne;
  • I/e besueshëm dhe i/e aftë për të ndërmarrë iniciativa;
  • Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;

Ne ofrojme nje ambjent shume miqesor, kushte shume te favorshme pune si dhe mundesi rritje profesionale bazuar ne performance.
Per aplikime ju lutem pervec CV, na tregoni dicka per veten tuaj perse jeni te motivuar per kete pozicion pune, ne adresen e e-mailit [email protected]
Afati i aplikimit 10 Tetor 2022.