www.ofertapune.net Pastiçer/e, Serviser, Agjent i Shitjes | PunaIme

Pastiçer/e, Serviser, Agjent i Shitjes

Kompania

Auburn Dreams

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

11-02-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Auburn Dreams shpk në Ferizaj, përfaqesues i Manuel Caffe për Kosovë, shpall konkurs për:

PASTIÇER-E (Ferizaj),
SERVISER i aparatave të kafesë (Ferizaj).

PASTIÇER-E

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitë ëmbëlsirat në raport me kërkesën nga klientët,
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Jep sugjerime të ndryshme, si  kontribut për kompaninë
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë, që punë të realizohen sa më mire.

Kualifikimet:

  • Kandidatj duhet të ketë njohuri profesionale për përgatitjen e ëmbëlsirave
  • Të ketë përvojë në përgatitjen e ëmbëlsirave,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.

SERVISER

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafesë për të gjithë klientët e kompanisë.
  • Viziton pikat sipas route planit.
  • Kontrollim i paisjeve (aparat-mulli)
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Bën montim dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.
  • Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike.
  • Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve.
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë.
  • Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Të ketë aftësi për të shpërndarë njohuritë dhe për të mësuar të tjerët.

AGJENT I SHITJES ( Ferizaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vizita te rregullta të klientëve sipas route planit.
  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi.
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave.
  • Prezanton produktet e kompanisë.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikmet:

  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi.
  • E domosdoshme përvojë pune në fushën e shitjes.
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur.
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve.
  • Aftësi për punë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi.
  • Patentë Shoferi- Kategoria B.

I mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar aplikacionin (CV) përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Në subjekt shënoni pozitën për të cilën po aplikoni. 
Gjithashtu mund të aplikoni edhe fizikisht tek zyrat Auburn Dreams, rruga Vëllezërit Gërvalla në Ferizaj apo edhe përmes telefonit në +38349769050

Konkursi është i hapur deri më datëm 07.03.2023.