Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës
Data e publikimit
12/11/2020
Data e perfundimit
25-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Ruani datën 25 nëntor 2020 për Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës!
Mbi 100 kompani dhe institucione pjesëmarrëse po përgatiten të prezantojnë ofertat e tyre për vende pune, mundësi për bursa, trajnime dhe seminare në një format komplet të ri.
Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës përfaqëson një burim të mundësive për zhvillimin e karrierës për qytetarët e Kosovës. Këtë vit, në përshtatje të situatës pandemike në vend, panairi organizohet në formë virtuale.
Ndiqeni faqen zyrtare të ngjarjes: https://www.facebook.com/events/365806287812553/ dhe përcjellini udhëzimet se si të bëheni pjesë e panairit nga shtëpia juaj.
Panairi organizohet për të pestin vit me radhë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, GIZ Kosovo, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Apliko këtu