www.ofertapune.net Operator/e të Mbikqyrjes Elektronike (6) | PunaIme

Operator/e të Mbikqyrjes Elektronike (6)

Kompania

Delta Security

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-06-2022

Data e perfundimit

07-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Sigurim

Mundësi e mirë punësimi, me kushte të mira të punës dhe pagë konkuruese në treg.

Delta Security – Kompani Profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë në Republikën e Kosovës që nga viti 2006,

SHPALL KONKURS

Pozita: OPERATOR/E TË MBIKQYRJES ELEKTRONIKE

Vende të lira pune: 6 POZITA

Vendi i Punës: PRISHTINË

Ofrimi i punësimit: Punësim i menjëhershëm, përparësi kanë personat e Licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për ofrimin e Shërbimeve të Mbikqyrjes Elektronike 

Përshkrimi i Detyrave:

  • Monitorimin e sistemeve të sigurisë në Qendrën e Kontrollit, duke përfshirë monitorimin e sistemeve alarmuese dhe atyre të video-vëzhgimit.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

  • Te kenë te përfunduar minimum shkollën e mesme, shkollimi superior i preferuar;
  • Aftësi te mira kompjuterike;
  • Përvoja e punës një vjeçare në lëmin e kërkuar;
  • Mos të kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • Aftësi për të punuar në situata stresuese.

Kushtet e punës:

  • Kushte të mira të punës;
  • Kontratë afatgjate;
  • Pagë konkuruese në treg;
  • Mundësi avansimi profesional dhe në karrierë.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë:

  1. Fizikisht në zyrën qendrore të Delta Security sh.p.k., në adresën: rr. Enver Maloku nr.108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin furra qerimi 1), kati 4, Prishtinë, apo
  2. Përmes postes elektronike, duke dërguar CV-në në e-mail adresën: [email protected]

Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 09.07.2022, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00!

Ju mirëpresim!